Shaqir Fetahu zgjidhet Reis i BFI-së

H. Hfz. Shaqir ef. Fetai zgjidhet Reis Ulema i Bashkësisë Fetare Islame. Ky është vendimi i marrë në një proces zgjedhor nga Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame – BFI, të mbajtur sot në selinë e Bashkësisë në Kondovë.

Anëtarët e Rijasetit të BFI-së votuan mes dy kandidatëve, edhe atë myftiu i Gostivarit dhe u.d. kryetarin aktual, Shaqir Fetahu dhe myftiun e Tetovës Qani Nesimi. Për Fetaun votuan 18 ndërsa për kundërkandidatin 3 anëtarë të Rijasetit.

Rijaseti i BFI-së përbëhet prej Reis ul Ulemasë, Sekretarit të Përgjithshëm të BFI-së, muftinjve, drejtorëve dhe dekanëve të institucioneve arsimore, kryetarëve të shoqatave të Bashkësisë Fetare Islame dhe dy anëtarëve të caktuar nga ana e Reis ul Ulemasë me përvojë në organizimin e jetës fetare në radhët e BFI-së.

Zgjedhja e Reisit të ri erdhi pasi shkarkimit të Sulejman Rexhepit nga Riaseti i BFI-së më 27 Maj të këtij viti.

Related posts

Filipçe për zgjedhjet: Periudha para nesh është e qetë

admin

Qeveria i kërkon FMN-së analizë për koston e krizës

admin

AKE i konfirmon kushtet për leje për 5G, tender në fund të vitit

admin

Mustafa-Lajçak: Dialogu me Serbinë të fillojë shpejt dhe të rezultojë me njohje reciproke

admin

Dhjetë banorë të Strumicës janë dënuar me nga 3 mijë euro, nuk respektuan masat e Qeverisë

admin

30 raste të reja me Covid-19 dhe 3 të vdekur në 24 orët e fundit

admin