Greg Rama kaloi COVID-19? Djali i kryeministrit falenderon mjekët e Sanatoriumit

Greg Rama, djali i kryeministrit Edi Rama ka kaluar një periudhë të vështirë kohët e fundit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Greg lë të kuptohet se ka fituar betejën me koronavirusin. Ai ka shprehur falenderimin për mjekët e Sanatoriumit. Gregshkruan po ashtu se pas analizave dhe trajtimit në spital e shtëpi ndjehet shumë mirë si fizikisht ashtu edhe mendërisht.

“Një falenderim mjekëve që u kujdesën për mua dhe mbi të gjitha respekt për mjekët dhe infermieret e Senatoriumit. Ndjej detyrimin t’ua shpreh publikisht në kushtet kur realisht po punojnë nën një stres të paparë dhe çfarë nuk po detyrohen të dëgjojnë!

Për fat të mirë pas analizave që më morën në spital dhe trajtimit që mora në shtëpi ndjehem shumë më mirë fizikisht dhe mendërisht.

U desh kjo ndodhi që të më rritej akoma më tepër respekti dhe besimi tek ata të cilët ndodhen në çdo orë e minutë në vijën e parë të zjarrit, në këtë luftë!

Uroj të shkuara dhe shërim sa më të shpejtë gjithë atyre që po përballen me këtë virus të pabesë!”, shkruan Greg Rama.

Related posts

​LIMAJ THOTË SE VETËM KUSHTETUESJA MUND TA NXJERRË VENDIN NGA KJO SITUATË

admin

Greqi, vetëm 17 raste të reja dhe dy viktima gjatë 24 orëve të fundit

admin

Policia ka një njoftim të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës

admin

34 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri, shkon në 712 numri i të prekurve

admin

Oda Amerikane: Furnizimi me mallra strategjike në Kosovë po vazhdon normalisht

admin

Vuçiç: Zgjedhjet më 21 qershor, nuk shtyhen sërish

admin