Boris Johnson rezulton negativ në testin për COVID, por vijon të qëndrojë në izolim

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson, ka rezultuar negativ në testin për koronavirusin, por ai do të vazhdojë të mbetet i izoluar sipas udhëzimeve të autoriteteve.

“Ai bëri dje tamponin që rezultoi negativ, por sipas rregullave, ai do të vazhdojë të qëndrojë në vetëizolim”, tha zëdhënësi i tij për mediat.

Kryeministri britanik u izolua, pas kontakteve me një person që rezultoi i infektuar me COVID.

Me një shënim në Twitter, Johnson njoftoi qytetarët se do të vijojë të komunikojë me ta në ditët në vijim, duke përdorur çdo mjet komunikimi./tch/

Related posts

Lufta ndaj koronavirusit, Trump anulon samitin e G7-ës!

admin

Muaji i Ramazanit në Itali, mbi 2 milion besimtarë të izoluar

admin

Papa u bën thirrje politikanëve t’i lënë anash dallimet në kohën e pandemisë

admin

Gjysmë shekulli të pandarë, çifti vdes nga koronavirusi

admin

BE-ja dërgon ekip mjekësor dhe ndihmë në Itali

admin

Franca “duhet t’i kthehet më shpejt aktivitetit biznesor”

admin