Shumica e qytetarëve mirëpresin vendimin e Komisionit, ora policore mankth për ta

Shumë qytetarë kanë mirëpritur vendimin e Komisioni për sëmundje ngjitëse që të mos ketë orë policore dhe masa të tjera shtesë kundër koronavirusit. Në anketimin e qytetarëve nga televizioni Shenja, disa banorë u shprehën që ora policore nuk është aspak efektive dhe se është në dëm të qytetarëve.

“Nuk ka efekt ora policore, kur tërë ditën janë bashkë qytetarët, në mbrëmje nuk është efektive”.

Qytetari

“Jo nuk është vendim i duhur, të gjithë rrugët do të mbyllen, nuk ka punë nuk ka asgjë dhe është problem edhe në gjendjen ekonomike për qytetarët”.

Madje ka edhe nga ata që mendojnë se ora policore gjatë mbrëmjes është lojë.

Qytetari

“ Ora policore është shumë e dëmshme për popullin ekonomikisht, në qoftë se brenda ditës përhapet pandemia në mbrëmje të gjithë janë nëpër shtëpit e tyre. Nuk e di përse është kjo lojë të mbyllemi në mbrëmje, përderisa gjatë ditës jemi të lirshëm, pra nuk mund ta kuptojë këtë lojë, për mendimin tim është e dëmshme ”.

Megjithatë disa qytetarë ishin kundër vendimit të komisionit, sepse sipas tyre duhet të ketë orë policore. Ata u shprehen që ora policore është vendim i duhur për shkak të numrit të lartë të të infektuarve.

Qytetari

“ Po duhet të këtë, ndoshta është më efikase, shumë është numri i lartë i të infektuarve, në rrethinën time pothuajse 20 persona kanë vdekur nga korona virusi”

Qytetari

“ Çdo ditë po rritet numri i të infktuarve, ndoshta kështu do të ishte më mirë” .

Deri më tani mbeten në fuqi masat për mbylljen e objekteve hotelerike mbas orës 21:00, ndalesë të grupimit të njerëzve jo më shumë se 4 persona gjatë 24 orëve, dhe respektim maksimal të protokolleve nga Instituti I shëndetësisë.

Related posts

Duka i bën apel Qeverisë për mjete mbrojtëse për punonjësit shëndetësorë

admin

Të dhënat statistikore për koronavirusin deri në mars të vitit 2020

admin

Takimi i liderëve te Presidenti, mes datave 10 dhe 12 maj

admin

Nëse zgjedhjet mbahen më 5 korrik, sot duhet të filloj fushata zgjedhore

admin

Përfundon sot fushata, nga mesnata fillon heshtja zgjedhore

admin

Maqedonia në ditët në vijim do të goditet nga një valë e ftohtë

admin