Zaharieva: Bullgaria nuk e konteston të drejtën e vetëvendosjes së RMV-së, por kërkon njohjen e të vërtetës historike

Bullgaria nuk e konteston të drejtën e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vetëvendosje, as të drejtën ta quajnë gjuhën e tyre siç dëshirojnë. Ne jemi të gatshëm ta konfirmojmë realitetin aktual, por ata duhet ta njohin të vërtetën historike.

Këtë e deklaroi zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva në intervistë për Rojtersin.

“Brenga jonë lidhet me pohimet e vazhdueshme të RMV-së drejt pakicës maqedonase në vendin tonë. Nëse ata i njohin rrënjët e kombit dhe gjuhës së tyre, kjo do të përfundojë”, shtoi ajo.

Zaharieva përkujtoi se Bullgaria e fokusoi periudhën e parë nga kryesimi në rotacion me BE-në në vitin 2018 në qasjen e përshpejtuar të vendit të Ballkanit Perëndimor në bllokun 27-anëtarësh. Por, kjo mund t’i vendosë veto fillimit zyrtar të bisedimeve inkuadruese me Maqedoninë e Veriut muajin e ardhshëm, nëse të dyja palët nuk mund ta zgjidhin çështjen. 

Related posts

Nëntë raste të reja në Shqipëri, 53% e të prekurve me COVID-19 janë meshkuj

admin

SHBA-të premtojnë 100 milionë dollarë për Shqipërinë dhe vende të tjera në luftën kundër coronavirusit

admin

17 raste të konfirmuara me coronavirus në Kosovë, dy nga të hospitalizuarit janë liruar në shtëpi

admin

Thaçi fillon sot konsultimet me liderët politikë

admin

Amerika mbeshtet fuqishem mocionin ndaj qeveris KURTI (FOTO)

admin

Greqi, vetëm 17 raste të reja dhe dy viktima gjatë 24 orëve të fundit

admin