Futet me veturë në sheshin e Kievit, godet kalimtarët e rastit – humbin jetën dy persona

Një shofer i pakujdesshëm është futur me veturë në sheshin e “Pavarësisë” në Kiev të Ukrainës, ku si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën dy kalimtarë rasti.

Në videon e filmuar nga kamerat e sigurisë që është publikuar nga policia ukrainase, shihet se si vetura futet në shesh më pas “fluturon” mbi turmën e kalimtarëve të rastit dhe më pas vazhdon në drejtim të rrugës, duke goditur një veturë tjetër, transmeton Telegrafi.

Siç raportojnë mediat ukrainase, kjo veturë ka shkelur pesë persona dhe ka shkaktuar dëme materiale në të paktën katër vetura tjera.

Prapa timonit ishte një 66-vjeçar, i cili menjëherë është arrestuar, e hetimet janë duke vazhduar që mund të përcaktojnë motivin e vozitjes vdekjeprurëse. /Telegrafi/

Related posts

Suedia thotë se qasja kontroverse ndaj pandemisë po rezulton të jetë efektive

admin

Koronavirusi, kreu britanik i shëndetësisë: Jemi në rregull nëse vdesin më pak se 20,000

admin

Pëson ndryshime instagrami i princit William dhe Kate pasi Harry & Meghan lanë mbretërinë

admin

Dita Botërore e Refugjatëve

admin

SHBA, një vaksinë për koronavirusin do të testohet në njerëz para shtatorit

admin

​Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

admin