Zaev nuk zbulon emrat e zv/ministrave, “Jemi në bisedime, nesër do të përcaktohemi”

Emrat e zëvendësministrave të ri do të bëhet të ditur gjatë ditës së nesërme. Kështu deklaroi kryeministri Zoran Zaev, sipas së cilit ende është duke i intervistuar kandidatët potencial.

 “Unë jam i gatshëm nesër, pasnesër, edhe nëse jam në udhëtim, gjithçka është gati që t’i dorëzojë propozimet për zëvendës ministra në Kuvend, e Kuvendi besoj pas datës 20 do të vendos që t’I vë në rend dite, që deputetët të kenë mundësi t’i lexojnë CV-të, autobiografitë. Nuk mund të them emra sepse ende nuk i kemi konfirmuar përfundimisht me partnerët”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

Edhe Artan Grubi i BDI-së dje tha se deri të martën do të jenë të njohur emrat e zëvendësministrave dhe sekretarëve shtetërorë.

Edhe pse Grubi nuk zbuloi emrat e kuadrove të  BDI-së të cilët do të ulen ne kolltukët e zëvendësministrave, përflitet se në Shëndetësi do të jetë Ilir Hasani, në Drejtësi, Agim Nuhiu, në Transport dhe Lidhje, Bekim Rexhepi dhe në Mbrojtje Bashkim Hasani, në MPB Nazim Bushi.

Related posts

Detektor: Në Maqedoni pritet të infektohen mbi 40% e popullatës

admin

Bllacë, lejohet vetëm dalja e shtetasve të Kosovës

admin

Rreth 2.300 qytetarë pritet që të kthehen në Maqedoni

admin

BFI-ja sot hap dyert e xhamive për besimtarët mysliman

admin

Llukarevska: Kompanitë në mënyrë vullnetare vendosin për masat

admin

Sot priten çmime të reja të derivateve të naftës

admin