”Marshalli i Tetoves” ne krye te BSP

Për herë të parë do të jetë shqiptar drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike në MPBnë e Maqedonisë.

Siç mësohet nga burime qeveritare, drejtor në këtë post do të jetë Shefik Bajrami, i cili gjatë kohë është i angazhuar në MPB, duke kaluar pozita të ndryshme.

Ai deri tani ka qenë ndihmës drejtor në BSP, ndërsa para kësaj ka qenë edhe kryeshef i Sekretariatit të Punëve të Brendshme SPB në Tetovë.

Byroja e Sigurisë Publike ka nën kontroll policinë e uniformuar dhe sektorë të tjerë të MPB-së. Ndërsa edhe kësaj radhe me Drejtorinë e shërbimit sekret DSK do të drejtoj kuadër maqedonas, edhe pse pritej edhe në këtë detyrë të vjen një kuadër shqiptar.

Po ashtu në MPB postin e zëvendësministrit do ta ketë Nazim Bushi, i cili deri tani ka ushtruar detyrën e drejtorit të bordit të Telekomit të Maqedonisë së Veriut.

Related posts

Nga e mërkura qytetarët e Kumanovës, Tetovës dhe Prilepit nuk guxojnë të lëvizin pa maska, në të kundërtën do të gjobiten

admin

Theret për vdekje një person në fshatin Likovë të Kumanovës

admin

Ndërron jetë edhe një paciente, 5 të tjerë lëshohen në kurim shtëpiak

admin

Grubi: BDl e meriton kryeministrin shqiptar

admin

Virusi Korona, Thaçi: Merrni seriozisht situatën, rrini në shtëpi

admin

Mosrespektimi i orës policore nga të rinjtë nën 18 vjeç, përgjegjësi për prindëritAlsat

admin