Kryeministri i Italisë: Të fusim Ballkanin në BE, ose do i kthejne sytë nga Rusia, Kina dhe Turqia

“Integrimi i Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është një proces që duhet të “ndiqet absolutisht“. Kështu u shpreh sot kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte në një aktivitet me rastin e 45 vjetorit të Marrëveshjes së Helsinkit.

Conte ishte shumë i qartë dhe i drejtpërdrejt kur tha se nëse këto vende nuk bëhen pjesë e unionit atëherë do të kthejnë sytë nga Rusia, Turqia, apo Kina.

“Është një proces shumë kompleks dhe shumë delikat. Unë besoj se ky proces duhet të ndiqet absolutisht. Nëse nuk e arrijmë këtë objektiv, jo vetëm që do të rrezikonim të shohim këta partnerë të kthejnë vështrimin e tyre nga Evropa, por ne do të rrezikonim të shohim ata të kthejnë shikimin e tyre nga Rusia por edhe ndaj Turqisë, ose lojtarë të tjerë të rëndësishëm ndërkombëtarë të interesuar për të forcuar praninë e tyre në gadishullin e Ballkanit, të tilla si Kina dhe vendet e Gjirit”, deklaroi ai./ABC News

Related posts

Guvernatori i Nju Jorkut e pranon gabimin: E nënvlerësuam koronavirusin, është i rrezikshëm

admin

Gjermani/ Gjithnjë e më shumë të rinj të prekur nga Koronavirusi

admin

SHBA, ndotja e ajrit zvogëlohet për 30 për qind për shkak izolimit

admin

Koronavirusi po e sjell një të mirë – pastrimin e ajrit në botë

admin

Mbajtja e maskës me detyrim në Gjermani

admin

Pence: Gjatë verës, pjesa më e madhe e kësaj epidemie do të jetë prapa nesh

admin