Nga java e ardhshme, Franca e bën të detyrueshme mbajtjen e maskës

Kryeministri i Francës, Jean Castez, tha se nga java e ardhshme, mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura do të jetë e detyrueshme, si masë për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Një ditë më herët, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se ky detyrim do të hyjë në fuqi nga 1 gushti.

Por, Castex i tha të enjten Senatit francez se afati është zhvendosur përpara, pas sugjerimeve se gushti mund të jetë vonë.

Në rajonin veriperëndimor të Francës, Majene, urdhri hyn në fuqi prej sot, për shkak të shqetësimeve për rritjen e numrit të rasteve me koronavirus.

Deri më tani, në Francë, veshja e maskës ka qenë e obligueshme në transport publik dhe aty ku distanca fizike ka qenë e pamundur.

Franca është në mesin e vendeve më të prekura në Evropë nga koronavirusi.

Mbi 210,000 njerëz janë infektuar atje, ndërsa mbi 30,000 kanë vdekur.

Në gjithë botën, koronavirusi ka prekur mbi 13.5 milionë njerëz.

Prej tyre, mbi 584,000 kanë vdekur, ndërsa mbi 7.5 milionë janë shëruar.

Related posts

Presidenti i rajonit të Lombardisë pret ekipin e mjekëve shqiptarë

admin

Pas tetë javësh mbylljeje, Finlanda rihap shkollat

admin

Mbi 50 milionë njerëz të zhvendosur brenda vendeve të tyre

admin

Studimi: Gjermanët kundër ndihmës financiare për sportet profesioniste

admin

Corona – Ditët e tmerrit!

admin

SHBA, mbi 60 mijëtë vdekur nga koronavirusi

admin