Ali Ahmeti fton liderët shqiptar: Të bashkuar jemi më të fortë!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka njoftuar opinionin që ka realizuar biseda telefonike me liderët e partive politike shqiptare në vend.

“Të nderuar miq, ju faleminderit për mbështetjen tuaj të madhe dhe për zhvillimin e një proçesi shembullor zgjedhor gjer në këto çaste.

Sot pranova mijëra urata nga të gjitha trojet tona për të cilat jam shumë mirënjohës.

Gjithashtu, sot realizova biseda telefonike me Kryetarin e PDSHsë z. Menduh Thaçi, dhe Kryetarin e Lëvizjes Besa, z. Bilall Kasami, ndërsa do të realizoj biseda edhe me Kryetarët e partive tjera shqiptare, z. Gashi, z. Sela dhe z. Memedi për ta vlerësuar bashkarisht rezultatin zgjedhor dhe për të këmbyer mendime.

Bashkë jemi më të fortë 👐.” shkruan Ahmeti në Facebook.

Related posts

Qeveria shqyrton mundësin e zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme

admin1

Filipçe: Mjekë amerikanë po trajtojnë stafin tonë infektologë

admin1

Mosrespektimi i orës policore, arrestohen 57 persona

admin1

Çulev: MBP rreptësisht do veprojë ndaj përhapjes së lajmeve të rreme lidhur me koronavirusin

admin1

Shkëndija me donacion për spitalin në Tetovë

admin1

Davitkovski: Nuk mund pa bazë ligjore të ulen pagat e të gjithëve në sektorin publik

admin1