Borrell: Zgjidhja Kosovë-Serbi kurrë s’ka qenë e lehtë, por sot jemi këtu që të provojmë përsëri

eokonferencës.

“Synimi është i qartë është që të kthehemi në punën serioze dhe intensive për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dyja shteteve. Bashkimi Evropian ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë që ta mbështesë dhe të lehtësojë gjetjen e një zgjidhje përfundimtare dhe ligjore”, ka thënë Borrell, para nisjes së konferencës, njofton Klan Kosova.

Ai ka thënë se marrëveshja Kosovë-Serbi do të zgjidhte të gjitha çështjet në mes të dyja vendeve.

“Kjo marrëveshje është vendimtare për popullin e Kosovës dhe Serbisë, për perspektivën evropiane, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. Kjo marrëveshje është vendimtare për BE-në”.

“E dimë që nuk është proces i lehtë, por është urgjencë që të punojmë për stabilitet për hir të së ardhmes. Kërkojmë kurajën politike të të dy palëve, angazhim në frymën e pragmatizmit dhe kompromisit. Kurrë s’ka qenë e lehtë të gjendet zgjidhje, por kjo është pse jemi këtu, që të provojmë përsëri”.

Related posts

Letra e Hashim Thaçit drejtuar Albin Kurtit (Dokument)

admin

Abdullahu: Qeveria Kurti nuk e meriton që ta udhëheq vendin

admin

Daut Haradinaj: Jam ushtar i Albin Kurtit për me mbrojte territorin e Kosovës

admin

Një tjetër person pozitiv për covid-19 në Durrës, nuk tregoi datën reale të hyrjes në Shqipëri

admin

Borell i kundërpërgjigjet Thaçit: Lajçak ka besimin e BE-së, do të bëjë punë të shkëlqyer për dialogun

admin

Greqia pezullon fluturimet deri më 15 maj

admin