Kufizimi i sërishëm i lëvizjes së qytetarëve në Kosovë konsiderohet antikushtetues

Anti-kushtetuese po vlerësohen vendimet e fundit të qeverisë Hoti në Kosovë për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve. Ani pse të domosdoshme për të parandaluar përhapjen e pandemisë Covid 19, “ora policore”, nga njohësit e sistemit kushtetues po konsiderohet se është marrë pa bazën e duhur ligjore. Sipas tyre, Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Sëmundjeve Ngjitëse nuk është i mjaftueshëm për të kufizuar lëvizjen e qytetarëve. Ndërkaq qeveritarët arsyetojnë vendimet, derisa bëjnë të ditur se të enjten do të procedojnë me Ligjin për Pandeminë.

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj thotë për KosovaPress, se vendimet e djeshme të qeverisë Hoti për kufizim të lëvizjes janë arbitrare dhe në kundërshtim me Kushtetutën. Ai thotë se këto vendime mund të jenë legjitime vetëm me Ligjin për Pandeminë, i cili ka mbetur në sirtarët e qeverisë.

“Janë vendime arbitrare, janë vendime që janë marrë në kundërshtim me kushtetutën, por që përsëris që qytetarët duhet t’i respektojnë këto masa jo për shkak të qeverisë, por për shkak të vetvetes, familjarëve dhe miqve…Kryeministri duhet të dijë se s’ka bazë ligjore, kryeministri duhet të dijë se po i shkelen  të drejtat kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve të Kosovës”, thotë ai.

Ndërsa, njohësi tjetër ligjor, Kushtrim Palushi thotë se vendimet e qeverisë Hoti për kufizim të lëvizjes janë edhe më kundërkushtetuese se vendimet e mëhershme të qeverisë Kurti.

“Ky vendim është edhe më kundërkushtetues se sa vendimet e mëparshme të qeverisë Kurti për arsye se është shumë i paqartë. Nuk i referohet dispozitës konkrete ligjore dhe nuk ka bazë ligjore të mjaftueshme për mënyrën si është kufizuar. Megjithatë nëse askush nuk e konteston në Gjykatën Kushtetuese ajo mbetet në fuqi. Nëse kontestohet nga deputetët apo kushdo Gjykata Kushtetuese do të shpallë atë kundër Kushtetues”, thotë ai.

Derisa konsideron se Gjykata Kushtetuese e ka bërë të qartë se Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Sëmundjeve Ngjitëse nuk është i mjaftueshëm për të vendosur orën policore.

Gjykata Kushtetuese e ka thënë qartë, ky ligj nuk është i mjaftueshëm sepse është i vitit 2008 në radhë të parë. Është bërë shkel e shko të themi kushtimisht”, u shpreh ai.

E në mbrojte të vendimit për kufizim të lëvizjes, u shpreh zëvendëskryeministri, Besnik Tahiri i cili tha se vendimet janë në kuadër të Ligjit për Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse.

Qeveria në kuadër të ligjit që ekziston në katër komuna që ka një numër të madh të prekurve ka bërë restrikcione të caktuara të cilat i ka marrë me vendim të ligjit. Por s’ka orë policore në Kosovë, ka kufizim të lëvizjes në katër komuna…në mbledhjen e ardhshme të qeverisë që besoj që do të mbahet të enjten do të trajtojmë ligjin për pandeminë”, u shpreh ai.

KosovaPress ka kontaktuar me Lëvizjen Vetëvendosje, partinë opozitare se a do të kontestojnë këtë vendim në Gjykatën Kushtetuese, mirëpo zyrtarë të saj, thonë se ende nuk është diskutuar një mundësi e tillë.

Sa ishte në qeveri kjo e fundit dy vendimet e saja për kufizim të lëvizjes janë shpallur antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese.

Related posts

Presidenti Thaçi sot vendos për njërën nga dy mundësitë, ose do të ketë qeveri të re, ose zgjedhje

admin

Maqedonia mer një PO të vërtetë, kurse Shqipëri një PO në formë shuplake

admin

SHËROHEN DY PACIENTË ME COVID-19 NGA VUSHTRRIA, 4 TË TJERË NË GJENDJE TË RËNDË

admin

Para nisjes për në Bruksel, Hoti takohet me Thaçin

admin

LABI I SHPËRNDAN 300 PAKO USHQIMORE PËR NEVOJTARËT NË KËTË KOMUNË

admin

Dastid Pallaska “gozhdon” Albin Kurtin

admin