Arabia Saudite detyron përdorimin e maskës gjatë Haxhit

Pelegrinët myslimanë në Haxhin e këtij viti duhet të mbajnë maska ​​në fytyrë tërë kohës, njoftuan sot autoritetet saudite, ndërsa punonjësit do të sigurohen që të mos ketë mbingarkesë ose tubime gjatë pelegrinazhit, që, në kohë normale, mbledh së bashku më shumë se dy milionë njerëz.

Arabia Saudite ka ulur në mënyrë drastike pelegrinazhin këtë vit, në mes të pandemisë së koronavirusit, duke thënë se vetëm ata mijëra që tashmë jetojnë brenda mbretërisë mund të kryejnë Haxhin, që do të fillojë në fund të korrikut.

Arabia Saudite i ka ndaluar këtë vit pelegrinët nga jashtë mbretërisë në një përpjekje për të kufizuar përhapjen e COVID-19.

Edhe pse prej disa javësh mbretëria e ka hequr shtetrrethimin e rreptë dhe shumicën e kufizimeve të vendosura, fluturimet ndërkombëtare mbeten ende të pezulluara.

Mbretëria ka numrin më të madh të rasteve të konfirmuara të COVID-19 në botën arabe, me më shumë se 213 000 infeksione dhe më shumë se 1 900 viktima.

Related posts

Inteligjenca e Koresë së Jugut: Kim Jong-Un nuk kishte operacion në zemër

admin1

Hotelet fillojnë punën, duhet të respektojnë protokollet anti-Covid-19

admin1

Merkel me masa të reja, pavarësisht se gjermanët u binden rregullave

admin1

Statuja e Krishtit vishet si “mjek” në nder të bluzave të bardha, mesazh edhe në shqip

admin1

Trump aktivizon një milion ushtarë për të luftuar koronavirusin

admin1

Mbledhje e jashtëzakonshme e NATO-s, për pandeminë me Kovid-19

admin1