Turqi, nis procesi gjyqësor për rastin Khashoggi

Të premten një gjykatë turke hapi gjyqin ndaj 20 zyrtarëve sauditë, të akuzuar për vrasjen e gazetarit, Jamal Khashoggi, një kritik i shquar i udhëheqjes Saudite.

Ai shkruante për gazetën amerikane Washington Post. Në shkrimet e tij Khashoggi ishte shumë kritik ndaj sundimtarit de fakto të Arabisë Saudite, Princit të Kurorës, Mohamed bin Salman.

Khashoggi, u vra në Konsullatën Saudite në Stamboll në muajin tetor të vitit 2018.
Zyrtarët sauditë kishin thënë se vdekja e tij ishte rezultat i një “operacioni mashtrues” dhe nuk ishte urdhëruar nga shteti.

Në aktakuzën e prokurorëve të Stambollit, janë të përfshirë edhe ish-nënkryetari i inteligjencës së përgjithshme të Arabisë Saudite, Ahmed al-Asiri dhe ish këshilltari i gjykatës mbretërore, Saud al-Qahtani, për nxitjen e “vrasjes me paramendim me qëllim monstruoz”.

Të 20 të pandehurit pritet të gjykohen në mungesë.

Khashoggi u pa për herë të fundit duke hyrë në konsullatë për të rregulluar dokumente për dasmën e tij.

Zyrtarët turq thanë se ai u vra brenda konsullatës dhe trupi i tij ishte shpërbërë. Eshtrat e tij nuk janë gjetur.

“Shpresoj që kjo çështje penale në Turqi të nxjerrë në dritë vendndodhjen e mbetjeve mortore të Jamal Khashoggit dhe provat kundër vrasësve”, tha e fejuara i tij, Hatice Cengiz.

Zyrtarët e inteligjencës amerikane kanë thënë se ata mendojnë se Princi i Kurorës urdhëroi vrasjen e Khashoggit – një pretendim që zyrtarët sauditë e mohojnë.

Departamenti amerikan i Shtetit në prill të vitit 2019 emëroi 16 persona për rolin e tyre në vdekjen e Khashoggi, të cilëve iu ndalua hyrja në Shtetet e Bashkuara.

Në dhjetor një gjykatë saudite dënoi pesë persona me vdekje, dhe tre me burg për vrasjen e Khashoggit, përmes një procesi gjyqësor që u zhvillua me dyer të mbyllura.

Familja e Khashoggit më vonë tha se ata i kanë falur vrasësit e tij./REL/

Related posts

Mbi 4,5 milionë raste me COVID-19 në botë

admin

Spanjë, numri më i ulët i vdekjeve prej një muaj nga COVID-19

admin

Meksikë, konfiskohen mbi katër tonë drogë

admin

Shefja e FMN-së bën thirrje për zgjatje të bisedimeve tregtare pas Brexitit

admin

Vdes shqiptari i parë në Amerikë nga coronavirusi

admin

Xhonson iu drejtua kombit për herë të parë pas sëmurjes me Kovid-19

admin