Pragë, organizohet festë simbolike mbi urë për ti dhënë lamtumirën koronavirusit

Një tavolinë e gjatë 515 metra dhe disa mijëra njerëz për t’i dhënë një lamtumirë simbolike koronavirusit.

Kjo është ajo që ndodhi në Pragë mbrëmjen e të martës së 30 qershorit ku u organizua një mega festë në urën Charles.

Të pranishmit sollën ushqim dhe pije dhe i ndanë me fqinjët.

Nuk pati asnjë distancim shoqëror, pavarësisht faktit se Organizata Botërore e Shëndetit paralajmëroi gjatë kësaj jave se pandemia nuk është as afër fundit.

Festa lindi falë një ftese në Facebook. Organizatori i veprimtarisë, Ondrej Kobza, pronar i një lokal, i tha AFP: “Ne duam të festojmë fundin e krizës së koronavirusit duke i lejuar njerëzit të takohen dhe të tregojnë se nuk kanë frikë ta bëjnë këtë. Po kështu të tregojnë se nuk kanë frikë të marrin një copë sanduiç nga fqinji i tyre “.

Republika e Çekisë ka arritur të përmbajë infeksionet, duke regjistruar më pak se 12 mijë raste dhe 350 vdekje nga koronavirusi në një popullësi prej 10 milion banorësh. Megjithatë, ajo ende nuk është pa Covid.

Related posts

​Rumani: Spitali në Konstanca përdor një robot dezinfektues

admin1

Danimarkë, lejohet hapja e disa bizneseve

admin1

BE-ja dërgon ekip mjekësor dhe ndihmë në Itali

admin1

Fauci: Rihapja e hershme e ekonomisë mund të çojë në “vuajtje dhe vdekje të panevojshme”

admin1

Gjermani, të mërkurën vendoset nëse do të vazhdohen kufizimet

admin1

Erdogan: Nëse Siri vazhdon të shkel marrëveshjen, do të paguajë çmim dhe do të ketë humbje të rënda

admin1