Modelit të qeverisë teknike i vjen fundi, Zaev-Mickoski: Qeveria e Përzhinës nuk na duhet më

Pas dy herësh që u vendos në zbatim, modeli i Qeverisë teknike do të shfuqizohet nga pushteti i ardhshëm. Dy liderët e partive më të mëdha maqedonase Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski janë të të njëjtit mendim, se ky model nuk duhet të ekzistojë më.

Mickoski: “A jeni të sigurt se nuk duhet të ekzistojë më?”

Zaev: “Nuk duhet. Tani thuhet kjo gjë dhe është mirë që e themi. Prandaj e them.”

Mickoski: “Kur të jeni në opozitë pastaj mos e kërkoni!”

Zaev: “Disa herë e kam thënë. E thoni edhe ju! Qëndrimi im është se nuk duhet të ketë më Qeveri të Përzhinës. Urdhëroni, e thoni qëndrimin tuaj!”

Mickoski:“Qeveri të Përzhinës, sipas meje, që nga koha e Marrëveshjes së Përzhinës kam thënë se nuk duhet të ekzistojë.”

Mickoski:“Absolutisht nuk kam asnjë problem nëse nuk do të ketë më Qeveri të Përzhinës. Absolutisht, asnjë problem.”

Ky pohim ishte pjesë e debatit mes liderëve në Televizonin 24. Modeli Qeveria teknika ose Qeveria paraprake për zbatimin e zgjedhjeve erdhi si pasojë e Marrëveshjes së Përzhinës në vitin 2015. Ajo parashikon që ministri kyçe të drejtohen nga opozita kurse në disa ministri të tjera të emërohet zëvendësministër plotësues nga radhët e opozitës. Ministrat dhe zëvendësministrat plotësues sjellin vendime me nënshkrime të lidhura. Në të dy rastet e zbatimit, ky model u tregua problematik, si pasojë e përplasjeve politike mes partive. Në shumë raste, vendimet e miratuara me shumicë votash në Qeveri, nuk u zbatuan sipas parashikimit nga ministrat e opozitës.

Fatlume Dervishi

Related posts

Ali Ahmeti: Ne jemi NATO!

admin

Komisioni për Sëmundje Infektive: Qeveria të vendos për kufijtë

admin

VMRO-DPMNE: Maqedonia po bëhet Lombardia ballkanike

admin

Prej sot do të dënoheni nëse nuk mbani maskë apo shall

admin

Filipçe me apel për qytetarët të japin informata të sakta në anketat epidemiologjike

admin

Çulev: Masën e kufizimit të lëvizjes nuk e kanë respektuar 502 persona

admin