Vdes një person në aksident trafiku afër mbikalimit në Inxhikovë

Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë ditës së djeshme si pasojë e një aksidenti jetën ka humbur një 56 vjeçar nga Shkupi.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:20 në autostradën e rrethrrotullimit verior të qytetit të Shkupit, në afërsi të mbikalimit “Inxhikovë”.

“Ka pasur aksident trafiku mes makinës së tipit “Daevu Rejser” me targa të Shkupit që po drejtohej nga 56 vjeçari T.B. nga Shkupi si dhe makinës së tipit BMW me targa të Tetovës që po drejtohej nga 35 vjeçari M.K. nga Dibra. Makina BMW ka qenë e parkuar në anën e djathtë për shkak të një defekti. T.B. ka ndërruar jetë në vendngjarje”, thonë nga MBP.

Related posts

Filipçe: Rekord testimesh, 498 vetëm sot, 7 067 në total

admin1

Kumanovë, 19 të infektuar pjesë e personelit mjekësor

admin1

22 raste të reja me koronavirus në Maqedoni

admin1

Shkupjani i prekur nga koronavirusi, shëtitet nëpër Ohër

admin1

Te pa verteta lajmet per renje te DENARIT

admin

Filipçe me apel për qytetarët të japin informata të sakta në anketat epidemiologjike

admin1