Lagarde: Ne kemi kaluar më të keqen nga pandemia COVID-19, rimëkëmbja ekonomike do të jetë e pabarabartë

Eurozona “ndoshta e ka kaluar” më të keqen e krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia COVID-19, por rimëkëmbja do të jetë e pabarabartë.

Kështu ka deklaruar presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde.

Ndërsa frika e një valë të dytë ka tronditur investitorët dhe publikun e gjerë në të gjithë botën, Lagarde u bëri thirrje autoriteteve të përdorin “armëpushimin” e ofruar aktualisht nga virusi, për t’u përgatitur.

“Ne ndoshta kemi kaluar pikën më të ulët dhe them se me njëfarë drithërime, natyrisht mund të ketë një valë të dytë të rëndë”, tha ajo.

Lagarde paralajmëroi se rikuperimi do të ishte “i pabarabartë”, “i paplotë” dhe “transformues”, që do të thotë që disa kompani, në industri të tilla si ato të udhëtimeve ajrore dhe të argëtimit nuk do të rimëkëmben kurrë, ndërsa disa të tjera do të dalin më të forta.

Related posts

Kur është koha të nisësh biznesin tënd?

admin

Qeveria zvicerane pret rënien më të madhe të PBB-së që nga 1975

admin

11 gjëra që njerëzit e zgjuar nuk i thonë

admin

Apel nga bankat: Mos merrni para të gatshme më tepër se sa keni nevojë, bëni pagesat me kartelat tuaj

admin

Individët apo sipërmarrjet? Cilët kanë më shumë nevojë për mbështetje.

admin

Krizat, si kjo me pandeminë, nxjerrin në pah karakterin e liderit

admin