Koronavirusi rikthehet tek dy të punësuar në Spitalin e Kumanovës

Autoritetet e Spitalit të Kumanovës kanë konfirmuar se tek dy të punësuar shëndetësorë është rikthyer Covid-19.

Drejtoresha e spitalit, Snezhana Zaharieva tha se bëhet fjalë për të punësuar në repartin për sëmundje të syve dhe një infermiere në repartin e kirurgjisë.

“E gjithë kjo është e panjohur për ne. Të dya e kanë kaluar sëmundjen më herët”, pohoi Zaharieva.

E punësuara në repartin e sëmundjeve të syve kishte shkuar për të dhuruar plazmë, dhe gjatë kontrollit është konfirmuar prezenca e virusit.

“Për momentin ndjehet mirë, ka lodhje të lehtë”, tha Zaharieva.

Zaharieva spjegoi se infermierja nga kirurgjia ka rezultuar pozitive me Covid-19 në fillim të pandemisë, me pasqyrë të lehtë klinike. Para dy javëve, është ankuar se nuk ndjehej mirë, por që për momentin njehet më mirë.

“Nuk e di si janë infektuar, por anketat e tyre epidemiologjike janë pozitive”, tha Zaharieva.

Related posts

Gjykatësit e rinj të Gjykatës së Lartë dhanë deklaratë solemne

admin

Qeveria pritet të vendos sot për ri-programim të buxhetit

admin1

Covid-19, një viktimë dhe 7 raste të reja në Maqedoni

admin1

Dita Ndërkombëtare e Romëve- 8 prilli, ditë jo pune për komunitetin romë

admin1

Çulev: Personat e pastrehë do të akomodohen në pikën në “Momin Potok”

admin1

Shkelën masën e vetizolimit, futen në karantinë dhe detyrohen të paguajnë shpenzimet

admin1