Johnson: Koronavirusi ka shkaktuar katastrofë

Kryeministri britanik, Boris Johnson, e përshkroi krizën e koronavirusit si “katastrofë” për Mbretërinë e Bashkuar, por tha se tani nuk është koha për të hetuar atë që mund të jetë bërë keq.

“Kjo është një katastrofë. Mos t’i zbusim fjalët tona. Ka qenë një makth absolut për vendin dhe vendi ka përjetuar një tronditje të thellë”, tha Johnson për Times Radio në Britani.

Ai tha se qeveria detyrohet t’iu japë shpjegim të gjithë atyre që kanë vuajtur.

“E kuptoj plotësisht këtë dhe do ta bëjmë. Megjithatë, mendoj se tani nuk është momenti që të përqendrojmë sasi të madhe të kohës zyrtare në këtë”, tha Johnson.

“Por, ne po mësojmë mësime gjatë gjithë kohës”, shtoi ai.

Mbretëria e Bashkuar është e pesta në botë sa i përket numrit të të infektuarve me koronavirus: mbi 312,000.

Ajo është e para në Evropë me numër të viktimave: mbi 43,600.

Gjatë krizës me koronavirus, afro nëntë milionë punëtorë, ose më shumë se një e katërta e fuqisë totale punëtore, kanë humbur përkohësisht vendet e punës në Britani.

Kjo i ka kushtuar shtetit mbi 24 miliardë funta.

Vetë Johnson ka qenë i infektuar me koronavirus dhe për shërimin e tij është dashur të qëndrojë në kujdes intensiv./REL

Related posts

Doktori që e vizitoi rezulton me koronavirus, del përgjigjja e testit të parë për Angela Merkel

admin1

Afrika mund të regjistrojë “190,000 viktima nga koronavirusi” brenda një vit

admin1

Pas hyrjes në Gjermani, qytetarët e Maqedonisë mund të shmangin karantinën me një test negative të koronës

admin

Austria hap kufijtë me Italinë dhe 30 vende të tjera

admin1

Një tërmet i fuqishëm godet Lindjen e Largët të Rusisë, ndez alarmin për cunami – pamje që tregojnë panikun e banorëve

admin1

Qendra e Brukselit shndërrohet në zonë për këmbësorë

admin1