Regjistrimi në shkollat e mesme, afati i tretë më 29 qershor

Shkollat e mesme profesionale në rajonin e Pollogut do të pranojnë gjysmë-maturantë edhe në afatin e tretë për regjistrim. Në dy afatet paraprake, nuk janë plotësuar të gjitha vendet e lira. Në shkollën e mesme teknike të Gostivarit vende të lira kanë mbetur në drejtimet makineri, automekanik dhe teknologji ushqimore.

“Me mbarimin e shkollës së mesme teknike, ato në të ardhmen kanë të drejtë të jenë edhe biznesmen edhe të inkorporohen në ndërmarrje të ndryshme private apo kompani të ndryshme në tregun e punës. Ndaj, apeloj edhe një herë që ta shfrytëzojnë rastin të rinjtë apo semimaturantët që të mbarojnë një shkollë të mesme profesionale”- deklaroi Besir Saliu, sh.m.t.k “Gostivari”.

Në shkollat e mesme të Tetovës në të dy afate janë regjistruar 995 gjysmë-maturantë me mësim në gjuhën shqipe, 264 në gjuhën maqedonase dhe 11 me mësim në gjuhën turke. Ulje të pikëve nuk do të ketë për afatin e tretë për regjistrim.

Gjysmë -maturantët që tashmë janë refuzuar nga ndonjë nga shkollat e mesme kanë edhe një mundësi konkurrimi, Bëhet fjalë për afatin e tretë për regjistrim, të hënën me 29 qershor.

Related posts

Shtabi i Krizave në Tetovë kërkon masa më të rrepta, ngjashëm si në Kumanovë

admin

Maqedonia ka miell të mjaftueshëm, ja kur pritet të shtrenjtohet

admin

Mbyllet përkohësisht shërbimi epidemiologjik në Gostivar

admin

Kallëzime penale për 23 persona që protestuan në Hasanbeg

admin

Mickoski: Takimi i liderëve tek presidenti Pendarovski, më 12 maj

admin

Sanksionohen 443 qytetarë për mosmbajtje të maskës

admin