Kuvendi i Kosovës anulon vazhdimin e seancës për dialogun

Kuvendi i Kosovës e ka anuluar vazhdimin e seancës së nisur me 23 qershor, për shkak të situatës së krijuar, pas paraqitjes së aktakuzës nga ana e Prokurorisë Speciale në Hagë ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli.

Sot (25 qershor), ishte planifikuar vazhdimi i seancës, në të cilën do të diskutohej për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Partia Demokratike e Kosovës kishte propozuar një rezolutë, mirëpo me kërkesë të grupit të saj parlamentar, Kryesia e Kuvendit ka vendosur të shtyjë vazhdimin e seancës.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, me seli në Hagë, e njoftoi publikun të mërkurën se më 24 prill ka paraqitur në Dhomat e Specializuara një aktakuzë për shqyrtim, e cila ngarkon presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetarin e Kuvendit dhe deputetin aktual të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe persona “të tjerë” me krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasje, zhdukje me forcë, persekutim dhe torturë.

Presidenti Thaçi dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e kanë anuluar pjesëmarrjen në takimin e planifikuar të mbahet më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë, mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë.

Related posts

Varheji: BE përsëri ka kredibilitet në Ballkanin Perëndimor

admin

Rëndohet bilanci/ Ndërron jetë në spitalin infektiv 67-vjeçari, viktima e 10 me COVID-19 në Shqipëri

admin

Ministri i Financave të Kosovës, propozon pako prej 170 milionë eurove për të ndihmuar bizneset

admin

Linçime nga më të rëndat në adresë të Isa Mustafës: Kopil i shkiaut, xhenaze, qefin …

admin

Mblidhe Kryesia e Kuvendit, procedohet projektligji për luftimin e COVID-19

admin

Ky është fjalimi i Avdullah Hotit që e acaroi Kurtin dhe e shtyri ta shkarkon në gjysmë të natës

admin