Rashica, objektiv i Milanit në merkaton e verës?!

Sulmuesi kosovar, Milot Rashica, që është pjesë e skuadrës së Verderit të Bremenit, në fund të këtij sezoni pritet të largohet me një klauzolë mjaft interesante, e cila thot se nëse skuadra gjermane nuk mbetet në elitën e futbollit gjerman, atëhere dëmshpërblimi do të jetë i përgjysmuar nga vlera aktuale e kërkuar, rreth 30 mln euro. Situatë aktuale thot se Rashica mund të largohet me 16 mln euro, të cilën shumë klube evropiane janë të gatshme ta paguanin.

Sipas “Sky Sport”, është zhvilluar një takim mes administratorit Ivan Gazidis dhe Ralf Rangnikut, ku janë hedhur pikat kryesore në merkaton e verës, e mes të cilëve emri i Milot Rashicës është në listën e trajnerit gjerman. Ndër emrat e tjerë që kërkohen nga Ragnik janë edhe Patrik Shik, të cilin Laipcigu vendosi të mos e blejë, dhe të kthehet te Roma. Ndërkohë mendohet edhe për mbrojtjen dhe në listën e dëshirave është talenti i Hofenhajmit, Melajro Bogarde.

Related posts

Ademi, gol në rinisjen e futbollit në Kroaci

admin

Leklerk pranon 25 % ulje të rrogës, Fetel refuzon

admin

Qeveria e Belgjikës jep dritë jeshile për garën në F1

admin

UEFA nesër mbledhje për të vendosur çfarë do të ndodhë me futbollin

admin

Fetel largohet, 3 kandidatë konkurrojnë për vendin e tij

admin

Maradona: Liverpooli dhe Kloppi, tani janë të preferuarit e mi

admin