UEFA publikon renditjen e 20 klubeve më të mira në Evropë

UEFA ka publikuar renditjen e 20 klubeve më të mira në Evropë, duke u nisur paraqitjet që kanë bërë në pesë vitet e fundit.

Tashmë dihet se Real Madridi ka dominuar garën më të madhe për klube në tri vite radhazi (2016, 2017, 2018), e nuk harrohet as trofeu i vitit 2014.

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian ka vendosur që Los Blancos të jenë në vendin e parë, ndërsa më poshtë keni 20 pozitat e plota.

20) Benfica

Skuadra portugeze ka fituar katër nga pesë sezonet e fundit, duke arritur të dominojë në Portugali.

p1eb9koc301of613eva1nghbv7b9.jpg

19) FC Porto

Njëri ndër klubet më të mëdha në Portugali, derisa trofeu i tyre i fundit evropian ishte në sezonin 2010/11 kur kishte fituar Ligën e Evropës.

p1eb9kp2j61n7o1rtmnmc1hl7gib.jpg

18) Shakhtar Donetsk

Fitues të kupës së UEFA-s në vitin 2009, derisa kampioni i Ukrainës shpreson që të shkojë sa më lartë në këtë edicion të Ligës së Evropës.

p1eb9kpooqea011m06im78t64td.jpg

17) Lyon

Lyoni përfundoi i dyti në fazën e grupeve, derisa ka fituar ndeshje e parë 1-0 ndaj Juventusit në 1/8 e finales.

p1eb9kqh1o6ev121d1psh139jda0f.jpg

16) Napoli

Aktualisht renditen në vendin e gjashtë në Serie A, derisa kanë barazuar 1-1 me Barcelonën në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

p1eb9krpo213l7t1h1u841kcj6fvh.jpg

15) AS Roma

Gjysmëfinalist në Ligën e Kampionëve në vitin 2018, Roma do të takohet me Sevillën në 1/16 e finales së Ligës së Evropës.

p1eb9ksvlfbddira1ivgidp1jm4j.jpg

14) Chelsea

Sezonin e kaluar fituan Ligën e Evropës, derisa duhet të shpresojnë në një mrekulli që të kalojnë në çerekfinale të Ligës se Kampionëve, pasi ndeshjen e parë ndaj Bayern Munichut e kanë humbur 3-0.

p1eb9ku8o71tik1851ccj10ap138im.jpg

13) Tottenham

Edhe pse e kishin arritur finalen e Ligës së Kampionëve në vitin e kaluar, Spurs ende janë në ujëra të turbullt nën udhëheqjen e Jose Mourinhos.

p1eb9l0geu1aju1trh1k5ietu1r2jo.jpg

12) Borussia Dortmund

Njëra ndër skuadrat me lojtarët më të ri në Evropë, Dortmundi ishte i pafat në këtë edicion, pasi u eliminua nga Paris Saint-Germain me rezultat të përgjithshëm 3-2.

p1eb9l21r1okh33613veg8vr7gq.jpg

11) Sevilla

Aktualisht në vendin e tretë në La Liga, Sevilla do të takohet me Romën në Ligën e Evropës.

p1eb9l2psshaue491srp1lqg15egs.jpg

10) Arsenal

Gjenden në pozitën e dhjetë të Ligës Premier, derisa sezonin e kaluar ishin finalistë të Ligës së Evropës, ndërsa nuk kanë luajtur në Ligën e Kampionëve që nga sezoni 2016/17.

p1eb9iu8jq179h1g408g1nua1kb19.jpg

9) Manchester United

Fitues të Ligës së Evropës në sezonin 2016/17 me Mourinhon dhe çerek finalistë në Ligën e Kampionëve në sezonin e kaluar, United ka hyrë mezi në top dhjetëshe.

p1eb9iv9o6139je516r8ne1dh7b.jpg

8) Liverpool

Kampion në fuqi i garës më të madhe për klube në Evropë, mirëpo u eliminua nga Atletico Madridi në këtë edicion.

p1eb9j0imc15rn4ua1j301fn213epd.jpg

7) Paris Saint-Germain

PSG po tenton që të shkruajë histori në këtë edicion, pas fitores me rezultat të përgjithshëm 3-2 ndaj Dortmundit.

p1eb9j51he1iuvcim13i7p3r1pjug.jpg

6) Manchester City

Sikurse PSG edhe Manchester City është duke e kërkuar me ngulm trofeun e Ligës së Kampionëve, derisa në takimin e parë në 1/8 e finales ndaj Real Madridit fitoi 2-1.

p1eb9j5ll9119i1avn1ae81as9pvgi.jpg

5) Juventus

Juventus ka qenë në vitet e fundit disa herë në finale, por nuk ia ka arritur qëllimit deri më tani ndërsa takimin e parë ndaj Lyonit e kanë humbur 1-0.

p1eb9j8e5l137c10g78dd329u7nl.jpg

4) Bayern Munich

Hera e fundit kur e fituan trofeun ishte viti 2013, derisa ndeshjen e parë ndaj Chelseat në Stamford Bridge e fituan me rezultat 3-0.

p1eb9j9bnj1pqs1m7u1bo61nkf273n.jpg

3) Barcelona

Barcelona nuk e ka fituar Ligën e Kampionëve që nga viti 2015, gjersa kanë arritur në çerekfinale që nga viti 2007, që është një rekord.

p1eb9jauv5bmh1gq81sho1lfma0fq.jpg

2) Atletico Madrid

Në vendin e dytë është Atletico Madridi, finalist në vitin 2014 dhe 2016, por që në të dyja rastet ishte mposhtur nga Real Madridi, derisa në vitin 2017 kishin fituar Ligën e Evropës.

p1eb9jdbs5patluh18a01btd1pjvs.jpg

1) Real Madrid

Vendi i parë i takon klubit që ka dominuar garën më të madhe për klube në Evropë, pasi brenda një dekade e ka fituar katër herë (2014, 2016, 2017 dhe 2018). /Telegrafi/

p1eb9je9s6pqb6tc11p013951q57u.jpg

Related posts

Tottenham dhe Leicester e duan Strakoshën

admin

Të mërkurën , FSHF takim me krerët e klubeve

admin

NBA, me “Skype” kërkohen basketbollistë te rinj

admin

Legjenda e Liverpoolit, Sir Kenny Dalglish lirohet nga spitali pas shërimit nga coronavirusi

admin

Ademi paralajmëroi 2 anëtarë të rinj të kombëtares së Kosovës

admin

Ylli i Liverpoolit reagon pas tërmetit në Zagreb (FOTO)

admin