6 gjëra nga të cilat duhet të heqësh dorë për të qenë i/e lumtur

lumturia

Nga Anila Bashllari

Lumturia nuk është qëllim apo destinacion. Ajo është gjendje mentale dhe ne ndjejmë momente lumturie”.

Le ta pranojmë, ajo çfarë duam të gjithë është të ndihemi të lumtur. Nëse do të ishte ndryshe, nuk do ishit duke lexuar këtë artikull.

Nëse arrijmë qëllimet dhe objektivat që i kemi vënë vetes, sigurojmë të mirat materiale që dëshirojmë, na duan dhe vlerësojnë, ndihemi të lumtur. Të paktën kështu mendon pjesa dërrmuese dhe besoj ndajmë të njëjtin këndvështrim.

Përmenda fjalën kështu mendojmë pasi realiteti tregon paksa ndryshe. Çfarë dua të them me këtë? Edhe pse fitojmë eksperiencë nga arritjet tona të vazhdueshme, përsëri ato nuk zëvendësojnë mërzinë që ne ndjejmë me lumturi. Çdokush mund të ketë përjetuar momente arritjesh, që duket sikur japin grimca lumturie dhe më pas zëvendësohen nga boshllëku. Edhe mua shpesh herë më ka ndodhur kështu, dhe ndoshta kjo ka qenë një nga shtysat për të rritur dhe zhvilluar veten në planin personal.

Por të ndihesh i/e lumtur ndërkohë që plotëson qëllimet e tua është diçka tjetër dhe në fakt është çelësi më i rëndësishëm drejt suksesit.

Shpesh na bëhet pyetja “Çfarë duam?” dhe mendimet e para klasike janë: karrierë e suksesshme, familje e shëndetshme, shtëpi e mirë, udhëtime…pas disa çastesh qetësie…pa i kushtuar vëmendje faktit që në fakt i duam të gjitha këto që të ndihemi të lumtur.
Të gjithë duam të jemi të lumtur dhe nëse bëhet kjo pyetje të gjithë ngremë dorën lart. Por jo të gjithë mundohemi për këtë: Çfarë duhet të bëj në jetën time për të arritur lumturinë?

Mos ndoshta duhet të heqësh dorë nga disa gjëra që po të pengojnë në heshtje?

Më poshtë po listoj 6 gjërat të cilat duhet t’i sakrifikosh për lumturinë.

lumturia

1.Tejkalo frikërat e tua. Frika ka fuqinë të kontrollojë jetën tuaj duke ju mbajtur në zonën e rehatisë dhe privuar lumturinë. Dikush ka frikë nga gjarpërinjtë, dikush nga të qenit vetvetja dhe dikush tjetër nga të qenit të lumtur. Çerofobia shkaktohet nga frika se njerëzve të lumtur mund t’i ndodhin gjëra që do t’i trishtojnë; lumturia jote mund të ndikojë keq për dikë tjetër etj.
Por frika dhe lumturia nuk mund të ekzistojnë në të njëjtën kohë, nuk mund të jenë pjesë e njëra-tjetrës.
Ndërmerrni hapa të vegjël për të qenë të lumtur: mësoni të shijoni momentet me familjarët dhe miqtë, perëndimin e diellit, lumturohuni kur plotësoni me sukses një detyrë të vështirë. Lumturi mund të ndjesh duke jetuar momentin dhe duke zhvilluar aftësinë e të vëzhguarit të gjërave të vogla dhe qenë mirënjohës për to.

Gjërat e vogla do t’ju mësojnë se nuk ka asgjë për t’u frikësuar.

lumturia

2.Stërvite trurin të mendosh pozitivisht dhe të analizosh mendimet negative dhe mësimet prej tyre. Kritiku më i madh i vetes je TI! “Nuk do ia dalësh! Nuk do të kesh kurrë sukses! Nuk je i/e mirë në atë që bën!” Nëse ia thua një herë vetes këto fjalë, do ia thuash gjithmonë. Mendimet negative ndaj vetes ulin vetëbesimin dhe vetëvlerësimin. Përsërisni gjithmonë në mëngjes “Unë do ia dal!”. Sigurisht që ndryshimi nuk do të ndodhë brenda natës, por kërkon të punoni me veten.
Nëse një mik do të ishte në situatën tuaj, cila është ajo këshillë që nuk do ia thoshit? Përpiquni të mos ia thoni vetes tuaj.

lumturia

3.E shkuara mbetet…e shkuar. Të gjithë kemi një të shkuar. Eksperienca pozitive dhe eksperienca që nuk do të donim t’i kujtonim. Nëse nuk doni që e ardhmja të jetë njësoj, filloni të hiqni dorë nga gjërat që ju mbajnë peng! Mos i lejoni njerëzit që nuk kanë ndikuar për mirë në të shkuarën tuaj, të jenë pjesë e së ardhmes. Nëse e tashmja është gjithçka ju keni, e ardhmja është ajo që keni ëndërruar.

lumturia

4.Jetoni ëndrrën tuaj dhe jo të të tjerëve. Shumë njerëz jetojnë për të përmbushur ëndërrat e prindërve, të miqve apo edhe të dikujt që nuk e njohin… dhe kështu nuk jetojnë jetën e tyre. Mark Twain thotë “Dy janë ditët më të rëndësishme – dita e lindjes dhe dita kur zbulon se pse.” Zbuloni pasionin tuaj dhe do ta kuptoni sa të lumtur do të ndiheni.

lumturia

5.Përqafoni ndryshimin pasi do të përmirësojë jetën tuaj, do të bëjë të mundur lëvizjen nga pika A në atë B, do t’ju rrisë në shumë aspekte. Ju duhet vetëm të filloni. Ndiheni të pasigurt? Universi është me ju për të krijuar dhe hapur dyer, çelësin e të cilave e mbante zona juaj e rehatisë.

lumturia

6.Dështimi dhe suksesi janë pjesë e së njëjtës medalje. Nëse do të jeni gjithmonë të frikësuar se mund të humbisni, jo vetëm që do të jeni më pak të lumtur, por do ta shikoni të ardhmen në një qasje afatshkurtër. Do të bëja 3 krahasime:
“Mundësitë janë si retë. Një mundësi e ikur nuk kthehet.”
“Mundësitë janë si perëndimi i diellit, nëse pret shumë gjatë do e humbasësh.”
“Mundësitë janë si autobuzat, tjetri gjithmonë do të vijë.”
Kur diçka nuk shkon sipas planifikimit, pothuajse gjithmonë, fokusohemi në mënyrën se si rrodhi ky proces dhe harrojmë të ndjekim mundësitë që na presin pas cepit.

Related posts

Jo vetëm “bukuri vrastare”, por edhe një shpirt të madh, Kylie Jenner dhuron 1 milion dollar për spitalet

admin

Izolimi nga Covid-19, Rihanna dhuroi shuma marramendëse në ndihmë të viktimave të dhunës në familje

admin

Lindin binjakë, ua lënë emrin Corona dhe Covid

admin

Dua Lipa do të regjistrojë emrin e saj si markë

admin

Siguroni shkollarëve tuaj mësim të shëndetshëm dhe pozicion të drejtë gjatë qëndrimit ulur!

admin

Ish e dashura e Neymar të lë “pa mend” me fotot e fundit

admin