Aeroportet mbeten të mbyllura, hotelet hapen nga e hëna

Prej sot, sipas vendimit të Qeverisë, hapen të gjitha vendkalimet kufitare, përveç aeroporteve. Njoftimi i fundit i Qeverisë për hapjen e të gjitha pikave kufitare krijoi huti në opinion. Por të gjitha masat që edhe tani janë në fuqi vazhdojnë akoma.  Për të hyrë në Maqedoninë e  Veriut  edhe më teje është e detyrueshme të paraqitet një test i vlefshëm PCR, jo më i vjetër se 72 orë, dhe duhet vetizolim i obligueshëm prej 14 ditëve. Mbetet në fuqi po ashtu edhe masa e nënshkrimit “Deklaratë e vetë-izolimit të detyrueshëm për 14 ditë”. Të gjithë ata që do të hyjnë në vend dhe nuk posedojnë test negativ të koronavirusit, do të dërgohen në karantinë shtetërore. Ky vendim nuk do të vlejë vetëm për turistët e huaj që do të tranzitojnë dhe vendin duhet të lëshojnë për 5 orë në cilindo kalim kufitar.

Qeveria miratoi dekret me fuqi ligjore i cili lejon punën e hoteleve dhe bujtinave nga 22 qershori.  Janë bërë gati edhe protokollet. Pos kujdesit të përditshëm të higjienës, në hotele do paguhet vetëm me kartela, domosdoshmërish duhet të ketë distancë mes tavolinave, ndërsa vetëshërbimi është i ndaluar.

Alsat siguroi protokollet e miratuara. Pos higjienës dhe dezinfektimit të shpeshtë të objektit, nevojitet edhe distancë mes mysafirëve dhe personelit në recepcion. Në hapësirat e përbashkëta ku shërbehet ushqimi duhet të ketë numër të kufizuar të njerëzve, mos të ketë grupime dhe aktivitete të ngjashme që mund të jenë të rrezikshme në kohë pandemie.

– Mbrojtës nga plastika transparente në recepcion

– Vizitori së bashku me çelësin merr fletushkë me këshilla për mbrojtje dhe protokoll për qëndrimin e tij

– Mirëmbajtja e përditshme e higjienës së hapësirave publike dhe dhomave

– Pagesa me kartelë kreditore si shkallë e mbrojtjes

– Shërbimi i ushqimit me “vetëshërbim” nuk lejohet

– Nuk lejohet shërbimi i mysafirëve në banak dhe tavolina në këmbë

– Distanca midis karrigeve nga tavolinat afër duhet të jetë 1,5 deri 2 metër

– Një tryezë me katër karrige mund të ulen dhe të shërbehen maksimum dy persona.

Related posts

“Pashkët”, autoritetet edhe Kisha apelojnë të respektohen masat parandaluese

admin

Duka: Në Dibër institucionet vazhdimisht i kryejnë obligimet e tyre

admin

Halk Bank do ta zëvendësojë Eurostandard

admin

Anulohet takimi i majit midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

admin

Spasovski apel qytetarëve te Kumanovës: Nuk ka hapësirë për panik

admin

Arrestohen 45 persona, shkelin masën e orës policore

admin