Shkëmbim zjarri mes Indisë dhe Kinës, vriten tre ushtarë indian

Tre ushtarë indianë, përfshirë një oficer, u vranë në një shkëmbim zjarri me Kinën në zonën përgjatë kufirit, të njohur si Linja e Kontrollit Aktual, brenda rajonit të diskutueshëm Ladakh të Xhamu Kashmirit, tha ushtria indiane, transmeton Anadolu.

Përplasja u zhvillua të hënën gjatë një procesi të “deeskalimit” në luginën Galwan në Ladakh, ku të dy ushtritë ishin angazhuar që nga fillimi i majit, thuhet në deklaratën e ushtrisë.

“Një ngjarje e dhunshme u zhvillua dje (e hënë) me viktima”, potencon deklarata.

Midis tre trupave të vdekur indianë, njëri ishte kolonel.

Oficerë të ushtrisë nga të dyja palët janë angazhuar në diskutime për të zbutur situatën, thuhet gjithashtu në deklaratë.

Megjithatë, Ministria e Jashtme e Kinës tha se pala indiane “shkeli seriozisht konsensusin”.

“Trupat indiane shkelën seriozisht konsensusin e të dyja palëve duke kaluar ilegalisht kufirin dy herë dhe duke kryer sulme provokuese ndaj ushtarëve kinezë, që rezultoi në përleshje serioze fizike”, raportoi e përditshmja “Global Times”, duke cituar ministrinë.

Kjo është hera e parë që nga viti 1975 që Kina dhe India janë përfshirë në një përplasje ushtarake fatale përgjatë Linjës së Kontrollit Aktual.

Related posts

Mafia italiane shfrytëzon pandeminë, rrit influencën duke ndihmuar familjet në nevojë

admin

Kalon në mbi 100 mijë numri i të prekurve me koronavirus në Itali, por sot ka pasur vetëm 1 468 raste

admin

Britani e Madhe/Kufizimet e koronavirusit mund të zgjasin për 6 muaj ose edhe më gjatë

admin

Njoftim i rëndësishëm për kosovarët e mbetur në Turqi

admin

Bruno Mars dhuron një milion dollarë për punëtorët që humbën punën gjatë periudhës së coronavirusit

admin

Olaf Scholz kandidat i mundshëm për kancelar të Gjermanisë

admin