OBSH: Asnjë provë që Covid-19 transmetohet nga nëna tek foshnjat

Nënat e dyshuara pozitive me COVID-19 duhet të ushqejnë me gji bebet e tyre dhe të mos ndahen prej tyre përveç në rastet kur ato ndjehen shumë keq, deklaroi drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë të zakonshme për koronavirusin, shkruan Reuters.

“Në bazë të të dhënave që kemi përfitimet e ushqyerjes me gji tejkalojnë çdo rrezik të mundshëm të transmetimit të COVID-19 “, shtoi ai.

“Në qumështin e gjirit të grave pozitive me koronavirus nuk është identifikuar virusi i gjallë por disa fragmente të tij, kështu që nuk ka asnjë provë që COVID-19 të transmetohet nga nëna tek të porsalindurit”, theksoi Anshu Banerjee, ekspert i shëndetit të nënave, fëmijëve dhe adoleshentëve për OBSH duke iu referuar udhëzimeve të publikuara në faqen e Agjencisë së OKB-së.

Related posts

Biden kritikon Trump për menaxhimin e koronavirusit: Ka mbaruar koha e justifikimeve

admin

Covid-19, Turqia do ndërtojë dy spitale në Stamboll

admin

Pragë, organizohet festë simbolike mbi urë për ti dhënë lamtumirën koronavirusit

admin

Pesë anëtarë të Kongresit amerikan të infektuar me koronavirus

admin

Pence: Gjatë verës, pjesa më e madhe e kësaj epidemie do të jetë prapa nesh

admin

Studimi: Masat bllokuese parandaluan miliona vdekje nga COVID-19

admin