Ministri francez: Nga 1 korriku do të rihapim kufijtë me vendet jashtë Shengenit

Franca do të procedojë një hapje graduale të kufijve të saj jashtë zonës Shengen duke filluar nga 1 korriku, njoftoi ministri francez i Punëve të Jashtme, Jean-Yves Le Drian dhe ai i Brendshëm, Christophe Castaner në një komunikatë të përbashkët.

“Vendimi u mor konform rekomandimeve të Komisionit Europian, prezantuar të enjten dhe kjo hapje do të realizohet në mënyrë graduale dhe të diferencuar, sipas situatës shëndetësore të vendeve të treta dhe në përputhje me procedurat që do të jenë miratuar në nivelin Europian deri atëherë “, theksuan ata.

Studentët ndërkombëtarë do të lejohen, pavarësisht nga vendi i origjinës, të vijnë në Francë dhe marrëveshjet e tyre të pritjes do të favorizohen. Aplikimet e tyre për vizë dhe leje qëndrimi do të përpunohen në përparësi.

Përsa i përket kufijve të brendshëm europianë, ministrat konfirmuan se Franca do të heqë më 15 qershor të gjitha kufizimet e qarkullimit të vendosura për të luftuar kundër pandemisë nga COVID-19.

Related posts

Qeveria franceze i ka “porositur 250 milionë maska” për mbrojtje nga coronavirusi

admin

Google përgatit aplikacion për filma falas

admin

Gjysma e amerikanëve të papunë paguhen më shumë tani

admin

Danimarka vazhdon daljen nga izolimi

admin

Airbus shënon humbje prej 481 milionë eurove në tremujorin e parë

admin

Vdes nga koronavirusi ish-ministri francez, Patrick Devedjian

admin