Covid-19, përkeqësohet gjendja në Amerikën Latine

Në Kinë është ngjallur frika dhe shqetësimi për një shpërthim të dytë të mundshëm të virusit korona, pasi sot institucionet shëndetësore informuan se në Pekin janë regjistruar 11 raste.

Por, nga ana tjetër Organizata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar se  Amerikanët po mbajnë barrën e pandemisë globale të koronavirusit. Sipas një studimi të  universitetit Johns Hopkins në të paktën 20 shtete po vihet re një rritje e rasteve të reja. Shpërthim më i fuqishëm i virusit regjistrohet në Amerikën Latine, konkretisht  në Kili, Meksikë, Peru dhe Brazil. Ky i fundit, që deri tani ka shënuar rreth 42 mijë vdekja nga virusi korona, dhe renditet pas SHBA-ve për numrin e të infektuarve, po rihap gradualisht qytetet më të mëdha, gjë që ka nxitur frikën e një valë tjetër koronavirus.

Brazili gjithashtu do të jetë terreni i testimit për një vaksinë kundër COVID-19 që po zhvillohet nga Universiteti i Oxfordit, në Britani. Një tjetër shtet që ka lehtësuar masat kufizuese është Rusia, pavarësisht numrit të lartë të të infektuarve që e rendisin të tretin në nivel botërore për nga numri i të prekurve. 8 mijë raste të reja janë regjistruar vetëm gjatë orëve të fundit, ndërsa gjatë 114 persona kanë ndërruar jetë. Presidenti rus, Vladimir Putin, bëri paraqitjen e parë publike pas disa javësh izolim, për shkak të pandemisë së virusitkorona në Rusi. Për dallim nga presidenti Putin, ai i ukrainës, Zelenskiy, do të qëndrojë në izolim në ditët në vazhdim, pasi bashkëshortja e tij ka rezultuar pozitive në testin për COVID-19.

Rritje rekord të numrit të të infektuarve është shënuar edhe në Indi ku gjatë kësaj jave  u hoq kufizimi i lëvizjes, duke bërë që ky shtet të mbajë vendin e tretë në listë për nga numri i të infektuarve. Ndërkohë në Evropë disa shtete, siç është Franca, ku virusi e ka përfunduar fazën e parë të shpërthimit, po paralajmërojnë hapje të kufijve. Franca paralajmëron lejim të lëvizjes me vendet jashtë zonës Shengen nga 1 korriku. Pas gati tre muajsh edhe Polonia ka hapur kufijtë me të gjitha shtetet fqinje evropiane të shtunën.Në Itali, ku deri vonë vëmendja ishte në sistemin e shëndetësisë, tani ajo ka kaluar në atë të drejtësisë, ku institucionet po përpiqen që të qartësojë nëse ka pasur keq menaxhim të mundshëm të krizës së koronës. Prokurori i Bergamos mori në pyetje kryeministrin Conte. Deri tani në Itali janë zbuluar më shumë se 236.300 të infektuar. Në nivel botërore mbi 7 milion persona janë infektuar me COVID-19, rreth 4 milion janë shëruar, ndërsa mbi 400 mijë kanë ndërruar jetë.

Related posts

Shifra të frikshme edhe në Iran/ Numërohen më shumë se 3 mijë të vdekur

admin

Xhonson iu drejtua kombit për herë të parë pas sëmurjes me Kovid-19

admin

Koreja Veriore dhe Jugore shkëmbejnë zjarr përgjatë kufirit

admin

Të pavërtetuara deklaratat e Trump për gjetjen e ilaçit kundër Covid-19

admin

HRW i bën thirrje Turqisë të lirojë edhe të burgosurit politikë si masë kundër pandemisë

admin

Mbi 1.8 milion të infektuar në gjithë botën nga Covid-19

admin