Fauci, optimist për zbulimin e vaksinës kundër koronavirusit

Një nga ekspertët kryesorë për koronavirusin në Shtetet e Bashkuara, Anthony Fauci, tha se është optimist se vaksina kundër COVID-19 – sëmundjes që e shkakton koronavirusi – mund të gjendet në kohë rekorde.

Duke folur në një intervistë për Zërin e Amerikës, Faucci, drejtor i Institutit Kombëtar të SHBA-së për Alergji dhe Sëmundje Infektive, tha se provat e hershme të disa vaksinave kanë qenë pozitive.

Kompania amerikane Moderna ka testuar tashmë një vaksinë eksperimentale dhe ka thënë se ajo ka dhënë shenja premtues.

“Po, jam optimist i kujdesshëm se do të kemi vaksinë brenda një periudhe të arsyeshme kohore, jo vetëm nga kompania Moderna, por edhe nga të tjera. Jemi të përfshirë në bashkëpunim me disa kompani. Arsyeja që jam optimist është se në provat e hershme te njerëzit dhe te kafshët, rezultatet kanë qenë të favorshme”, tha Faucci.

“Nëse kemi vaksinë të suksesshme, mendoj se shumica e njerëzve do ta marrin, qoftë përmes zyrës së mjekut të tyre, përmes farmacive apo qendrave të shpërndarjes”, shtoi ai.

Dhjetëra kompani farmaceutike janë në garë për gjetjen e vaksinës kundër koronavirusit, i cili ka prekur mbi 7.4 milionë njerëz në botë.

Related posts

Macron fton Kosovën dhe Serbinë në dialog

admin

Pompeo siguron Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore: ShBA-ja mbetet partneri juaj në çdo hap të rrugës

admin

​59 vjet nga fluturimi i parë i njeriut në hapësirë

admin

Rusia njofton rihapje të pjesshme të kufijve

admin

Rumani, të gjithë banorët e Bukureshtit do të testohen për Covid-19

admin

SHBA, mbi 63 mijë të vdekur nga koronavirusi

admin