OBT mbështet Australinë për paketimin e thjeshtë të cigareve

Paketimet e standardizuara të cigareve në Australi, që shenjestrojnë frenimin e pirjes e duhanit, nuk shkelin rregullat ndërkombëtare të tregtisë së lirë, tha sot Organizata Botërore e Tregtisë (OBT).

Sipas rregullave të paketimit të vendit në 2012, kutitë e cigareve nuk duhet të mbajnë logot e markave të mëdha, por imazhet grafike të sëmundjeve të shkaktuara nga pirja e duhanit.

Hondurasi dhe Republika Dominikane kishin ngritur një ankesë kundër politikës në organin tregtar global me qendër në Gjenevë, duke argumentuar se ndalimi i markës shkel rregullat e tregtisë ndërkombëtare, që lidhen me pronësinë intelektuale.

Pas shqyrtimit të ankesës, Dhoma e Ankesave e OBT-së, në Gjenevë, mbështeti vendimin fillestar të OBT-së në favor të Australisë.

Related posts

Spanja heq kufizimet për turistët e huaj

admin

Trump: Së shpejti urdhër për të mbrojtur monumentet

admin

Në Poloni votohet nëpërmjet postës

admin

Kriza e shkaktuar nga coronavirusi: Europol paralajmëron për mashtruesit e mundshëm

admin

Papa u bën thirrje politikanëve t’i lënë anash dallimet në kohën e pandemisë

admin

Ndikimi i grupit të gjakut tek COVID-19

admin