Serie A miraton rregullin e ri në ndeshjet në Itali

Federata Italiane e Futbollit ka vendosur të lejojë aplikimin e 5 zëvendësimeve, në ndeshjet e mbetura të sezonit 2019-2020, që pritet të nisin më 13 qershor. Vendimi është marrë pas një mbledhjeje të Këshillit Federal, që ka vendosur të miratojë ndryshimin në rregullore.

Ky ndryshim do të jetë ashtu siç është propozuar nga FIFA dhe IFAB, që kanë parashikuar vetëm tre mundësi për të kryer pesë zëvendësime, përveç pushimit mes pjesëve.

Në Itali pati edhe ankesa. Disa ekipe e cilësojnë këtë rregull të ri si shumë favorizues për skuadrat e mëdha për shkak të alternativave të shumta cilësore që kanë në stol këta të fundit.(vipsport)

Related posts

Klubet e Serie A janë kundër idesë që Liga e Kampionëve të zhvillohet në fundjavë për tu mbyllur edicioni

admin

Xho Hart, kërkohet nga skuadra turke

admin

Nouri zgjohet nga koma, Ajaksi vazhdon ndihmën!

admin

Bajerni nga aeroporti ushtarak në sfidën me Union Berlinin

admin

Casillas e pranon se do të donte të kthehej te Real Madridi

admin

Bllokohet futbollisti i Realit: “Do ta arrestojmë, nuk na interesojnë milionat e tij”

admin