Çerdhet janë të mbyllura, faturat paguhen

Kopshtet e fëmijëve qëndrojnë të mbyllura me muajsh, por prindërit, fëmijët e të cilëve qëndrojnë në shtëpi për shkak të virusit me vendim të Qeverisë, vazhdojnë t’i marrin faturat. Shuma e pagesës nuk është e plotë, përveç në rastet kur fëmija me arsye nuk shkon në çerdhe për shkak të ndonjë gripi apo problemi të ngjashëm. Prindërit që iu drejtuan Alsatit, thonë se duhet të paguajnë rreth 500 denarë në muaj, edhe pse fëmijët e tyre nuk shkojnë në çerdhe, kurse kjo nuk është për fajin e tyre. Qytetarët apelojnë që Qeveria të mos e kërkoj pagesën e këtyre mjeteve sepse shumë prej tyre kanë të ardhura të ulëta muajt e fundit kurse paguajnë shërbime që nuk i shfrytëzojnë.

Nga Ministria e punës thonë se çmimet e shërbimeve të çerdheve janë në kompetencë të komunave apo Qytetit të Shkupit.

“Ministria ka përgatitur Rregullore për vërtetimin e çmimeve të çerdheve. Çerdhja mund të përcaktoj shumë më të ulët nga ajo që është caktuar”.

Nga BNJVL për Alsat thotë se ata nuk kanë diskutuar për këtë temë, por se nga mediat kanë kuptuar se disa kryetarë tashmë kanë propozuar në këshillat e komunave për ta hequr pagesën. Kërkuam përgjigje nga kryetari i Shkupit, Petre Shilegov nëse planifikon të paraqesë propozim në Qeveri për të hequr këtë shpenzim derisa fëmijët nuk kthehen në çerdhe.

“Çerdhet nuk janë kompetencë e Qytetit të Shkupit. Për informacione drejtohuni nëpër komuna apo Ministrinë e punës dhe politikës sociale”.

Dhe derisa institucionet hedhin fajin, disa komuna kanë hequr këtë pagesë ndërsa disa janë në proces e sipër për ta bërë këtë. Për momentin, nga Qeveria nuk ka paralajmërim se përmes këtij dekreti do ta rregullojnë këtë çështje në nivel shtetëror.

Related posts

Pendarovski: Vetizolimi është preventiva më e mirë ndaj Covid-19

admin

Kryetari i komunës së Dibrës shprehu falënderim për policinë, armatën dhe qytetarët

admin

BDI kundërshton Zaevin: Ne kujdesemi për administratën, arsimtarët dhe sektorin privat

admin

Në Tetovë 16 persona ndodhen në vetizolim, kallëzim penal për një person i cili nuk respektoi rekomandimet

admin

55 persona të arrestuar për shkelje të orës policore në 24 orët e fundit

admin

Derkoski: Jemi të gatshëm për zgjedhje, por nevojitet stabilizim i situatës me koronavirusin

admin