Pas 30 qershorit, 67 futbollist pa kontratë?!

Numri më i madh i futbollistëve mbyllin marrëveshjet më 30 qershor të këtij viti, ndërsa ende nuk dihet se a do të zhvillohet sezoni aktual. Klubet përballen me shumë probleme, duke marë parasysh faktin se kanë shumë paqartësi në ­çështjen e rregullimit të bashkëpunimit në kësisoj raste.

FIFA dha propozim për vazhdimin e marrëveshjeve të futbollistëve deri në ditën kur do të kompletohet sezoni. Mirëpo pritet që problemet të zgjidhen mes futbollistëve dhe klubet.

Në Bundesligë janë 67 futbollist që do të mbeten pa angazhim deri në fund të muajit qershor. Më e dëmtuar është skuadra e Fortuna Diselldorfit, e cila në këtë datë nuk do të mund të mbështetet te 17 futbollistë. Me problem të njëjtë përballet edhe Union Berlini, që duhet të prish marrëveshjen me 12 futbollist, ndërsa Verderi do të ndahet nga 10 anëtarë të klubit.

Të gjithë futbollistët, të cilët nuk do të kenë marrëveshje pas 30 qershorit, nuk do të mund të bashkohen me ndonjë skuadër tjetër, deri sa të filllojë merkatoja verore. Sipas të gjitha parashikemeve, merkatoja do të nis kur të mbyllen aktivitet evropiane të futbollit.

Related posts

UEFA, datat e sakta për garat eliminatore në Champions

admin

Bundesliga nis me vetëm 300 persona në stadium

admin

Lojtari që u shërua nga coronavirusi, Lee Duffy: Mos e merrni të lehtë, nuk mund të merrja frymë dhe nuk e dija çfarë po ndodhte

admin

Verderi ende beson te Milot Rashica

admin

Pandemia e Koronavirusit, si u gjunjëzua bota e sportit

admin

Aleksander Ceferin: “Futbolli nuk do të jetë më si më parë”

admin