LAJMI I FUNDIT: UEFA me pasoja të rënda për ligat që nuk përfundojnë sezonin në fushë

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka paralajmëruar se klubet do të përballen me raundet paraprake për kualifikim në Ligën e Kampionëve nëse në vendet e tyre nuk përfundohet kampionati në fushë.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka paralajmëruar se klubet do të përballen me raundet paraprake për kualifikim në Ligën e Kampionëve nëse në vendet e tyre nuk përfundohet kampionati në fushë.

Tashmë ligat e Francës, Holandës dhe Belgjikës kanë përfunduar sezonet e tyre, shkaku i pandemisë së koronavirusit.

Dhe sipas kreut të UEFA-s, skuadrat nga këto vende që në të kaluarën janë kualifikuar drejtpërdrejt në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, tani duhet futur në kualifikime.E njëjta gjë pritet t’u ndodh edhe ligave tjera që nuk përfundojnë kampionatet, me sytë e të gjithëve që janë drejtuar nga La Liga, Serie A dhe Premierliga, pasi Bundesliga ka vendosur të rikthehet, madje që sot.

“Ligat kombëtare janë të ndara dhe ato duhet të vendosin në mënyrë autonome se si të procedojnë. Mendoj se të paktën 80 për qind e kampionateve do të përfundojnë në fushë”, ka deklaruar Ceferin.

“Ekziston një plan konkret për të përfunduar sezonin në Evropë. Unë mendoj se shumica e ligave do të jenë në gjendje të përmbyllin në fushë kampionatin. Ata që nuk bëjnë, do të jetë zgjidhja e tyre. Por do të duhet të kalojnë në raunde paraprake nëse duan të marrin pjesë në garat e radhës të UEFA-s”.

Related posts

Policia ka dalë për të pritur Pacollin në Aeroport

admin

Kosovë, 21 vjet nga masakra e Rrezallës

admin

Materialet mbrojtëse nga Turqia, Rama: Erdogani na bëri nder të madh!

admin

Zjarr në zonën pyjore të Dajtit, helikopteri i Forcës Ajrore ndërhyn për të fikur flakët

admin

Kurti: E kam takuar dy herë Grenellin dhe në dy takimet e kam shikuar në sy, por s’i kam thënë që do ta heq tarifën 100 %

admin

Bekim Jashari në 21-vjetorin e masakrës së Rezallës: E papranueshme që kriminelët serb lëvizin lirshëm

admin