Trump: Shpresojmë që vaksina kundër COVID-19 të jetë gati deri në fund të vitit

Presidenti amerikan, Donald Trump, u tregua optimist sot në lidhje me një vaksinë kundër koronavirusit të ri, duke thënë se shpresonte që një e tillë të ishte gati deri në fund të vitit, mbase edhe më parë.

“Ne mendojmë se do të kemi rezultate shumë të mira, shumë shpejt”, tha Trump.

“Shpresojmë ta kemi atë deri në fund të vitit, ndoshta edhe më parë. Ne po bëjmë një përparim spektakolar”, shtoi ai.

Presidenti theksoi, gjithashtu, se nuk dëshironte që njerëzit të mendonin se gjithçka varej nga një vaksinë, megjithatë të paturit e një vaksinë do të ishte gjë e shkëlqyer.

Agjensia Europiane e Barnave (EMA) vlerësoi dje se një vaksinë mund të jetë e disponueshme brenda një viti.

Related posts

Shkencëtarja shqiptare në SHBA, letër të hapur për popullin shqiptar

admin

Turqi, shkalla e rritjes së rasteve me COVID-19, më e shpejta në botë

admin

Edhe Melania Trump testohet për koronavirus, rezulton ….

admin

Britani, mbi 10.000 të vdekur nga Covid-19

admin

Më shumë se 15 miliardë euro ndihmë vendeve më të rrezikuara nga COVID-19

admin

Indi, mbi 2 mijë të vdekurve nga koronavirusi brenda 24 orëve

admin