Itali, helmeta në aeroport kundër Covid-19

Helmetat janë një gjë e zakonshme në Romë. Mbahen nga qindra e mijëra drejtues motorësh, që shërbejnë për të lëvizur më lehtë nëpër qytet. Por tashmë do t’i shihni ato edhe brenda terminaleve të aeroporteve. Aeroporti i “Fiumicino”-s është i pari në Evropë që ka nisur përdorimin e “helmetave të zgjuara” për të kontrolluar temperaturën e udhëtarëve. Helmetat janë të pajisura me një termo-skaner portabël, që skanon njerëzit me simptomat e koronavirusit të ri, nga një distancë e sigurt, deri në 7 metra. Stafi i aeroportit do të mbajë në kokë këtë helmet të stilit Robocop, bashkë me maskën, dorezat dhe uniformat e tyre, njësoj si ikona e filmit të vitit 1987. Kështu ata janë gati për të ndihmuar për të mbrojtur qytetarët. Ngjitur me helmetat janë pozicionuar edhe kamerat dhe termo-skaneri që mat temperaturën e trupit.

Related posts

Rrjedhja e gazit në një fabrikë në Indi shkakton vdekjen e së paku tetë personave

admin

OBSH apel të rinjve: Nuk jeni të pathyeshëm ndaj Covid-19

admin

Shkon në 1,102 numri i të infektuarve me koronavirus në aeroplanmbajtësen “Theodore Roosevelt”

admin

Turqi: Shkon në 131 numri i viktimave nga COVID-19

admin

Tmerruese/ 627 të vdekur në 24 orët e fundit në Itali

admin

Airbus shënon humbje prej 481 milionë eurove në tremujorin e parë

admin