Poloni, zgjedhjet presidenciale të mundshme më 28 qershor

Data më e mundshme për zhvillimin e zgjedhjeve presidenciale në Poloni është 28 qershori, deklaroi zëdhënësi i qeverisë, Michal Dworczyk.

Politikanët dhe liderët kombëtarë debatuan në lidhje me zgjedhjet e planifikuara më parë për më 10 maj, ku opozita argumentoi se do të rrezikonte shëndetin e qytetarëve gjatë pandemisë së koronavirusit dhe se nuk mund të zhvillohej thjesht me votim postar, siç kërkonte partia qeverisëse.

Partia konservatore në pushtet, PiS nuk pati më kohë dhe zgjedhjet u pezulluan në minutën e fundit.

Të hënën parlamenti miratoi një ndryshim në ligj, sipas së cilit 30 milionë votuesit e ligjshëm mund të zgjidhnin vetë nëse dëshironin të votonin me postë ose personalisht.

Kryetari i parlamentit do të marrë vendimin përfundimtar lidhur me datën e zgjedhjeve.

Related posts

Franca dhe Spanja përgatiten për lehtësimin gradual të kufizimeve

admin

Trondit mjekja Britanike: Po më duhet t’i pyes pacientët se a duan të vdesin në spital a në shtëpi

admin

E keni parë si duket Dua në kopertinën e Elle?

admin

Pronari i Klipersave, 25 mln dollarë kundër “Covid 19”

admin

Gjysma e amerikanëve të papunë paguhen më shumë tani

admin

Kroacia drejt zgjedhjeve të parakohshme në fund të qershorit

admin