Kroacia drejt zgjedhjeve të parakohshme në fund të qershorit

Kroacia do të zhvillojë zgjedhje të parakohshme në fund të qershorit ose në fillim të korrikut, për të zgjedhur një qeveri që do të merret me sfidat e shkaktuara nga pandemia e koronavirusit, njoftoi sot kryeministri konservator, Andrej Plenkoviç.

“Parlamenti do të votojë për t’u shpërndarë të hënën”, tha ai pas një takimi mes partisë së tij Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ) dhe partnerëve të koalicionit.

“Ne e duam këtë, sepse qeveria jonë ka arritur të gjitha ambiciet thelbësore që parashtruam në programin tonë zgjedhor”, vazhdoi Plenkoviç, duke shtuar se një qeveri e re, me një mandat të plotë përpara saj, duhet të merret me rezultatet e një krize të paprecedent, e shkaktuar nga koronavirusi i ri.

Vendimi për t’i organizuar zgjedhjet disa muaj para datës së rregullt në vjeshtë pritej, megjithatë Plenkoviç priti që të zbehej epidemia e COVID-19 para se ta ndërmerrte këtë hap.

Related posts

Mbi 1.8 milion të infektuar në gjithë botën nga Covid-19

admin1

Avioni më i madh i ngarkesave në botë dërgon furnizime mjekësore në Poloni

admin1

Moskë, 2 për qind të banorëve infektohen me koronavirus

admin1

Mjekët këshillojnë: Fëmijët nxirrni jashtë shtëpisë, por jo në park

admin1

Sllovenia ndan 3 miliardë euro për të shpëtuar ekonominë e saj nga koronavirusi

admin1

Dita e Evropës do të shënohet duke përkujtuar viktimat nga Kovid-19

admin1