Kroaci, koalicioni qeverisës diskuton për shpërndarjen e parlamentit

Partnerët e koalicionit qeverisës të Kroacisë sot do të bisedojnë për datën e zgjedhjeve të ardhshme dhe shpërndarjen e parlamentit, gjë që mund të ndodhë të hënën, shkruajnë mediat kroate.

Edhe pse 22 maji u përmend si data më e mundshme për shpërndarjen e Parlamentit, disa ditë më parë u paraqitën informacione se Parlamenti mund të shpërndahet të hënën më 18 maj.

Kryetari i Klubit HDZ, Branko Baçiq, dje deklaroi se është i sigurt që për shpërbërjen e Parlamentit, kur do të vendoset për këtë, do të ketë 80 vota të deputetëve.

Kryetari i Parlamentit kroat, Gordan Jandrokoviq të mërkurën deklaroi se ende nuk ishte marrë asnjë vendim për shpërndarjen e parlamentit, por nuk e përjashtoi mundësinë që kjo të mund të ndodhë javën tjetër.

Ai shtoi se gjithçka varet nga gjendja epidemiologjike.

Related posts

A ndikon ftohja e përnjëhershme e motit në coronavirus? Çfarë thonë shkencëtarët

admin

Shifra të frikshme edhe në Iran/ Numërohen më shumë se 3 mijë të vdekur

admin

Pandemia Covid-19, Toka po dridhet më pak

admin

Vendet që nuk kanë raportuar raste me Covid-19

admin

SHBA tejkalojnë Spanjën për nga numri i viktimave të COVID-19

admin

Përhapet shpejt koronavirusi në Turqi, 21 të vdekur dhe 947 të infektuar

admin