Haxhiu mirëpret vendimin e Gjykatës Themelores për procesin e noterisë

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka refuzuar kërkesën për masë të sigurisë të procesit të noterisë.

E ky vendim i ka pëlqyer ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiut, e cila ka thënë se ky proces është përcjellë me shumë shkelje dhe për këtë arsye është anuluar.

Ajo ka akuzuar ish-ministrin Abelard Tahirin për të cilin ka thënë se po i nxit kandidatët për ta kontestuar anulimin e konkursit.

Reagimi i plotë i Haxhiut, pa ndërhyrje:

Në ditët e para si Ministre, procesin e noterisë i cili ishte përcjellur me shumë shkelje, e kam anuluar.

Pas kësaj, vendimi i njëjtë ishte kontestuar në Gjykatën Themelore nga disa kandidatë. Shumë prej tyre ishin të nxitur nga ish Ministri i Drejtësisë.

Sot, kuptova që Gjykata, departamenti administrativ, ka refuzuar një kërkesë për masë të sigurisë, gjë që e vlerësoj.

Anulimi i këtij procesi nuk ishte hakmarrje ndaj askujt por veprim i duhur për kthim të ligjshmërisë, transparencës e barazisë.

Procese të tilla të komprometuara nuk duhet të legjitimuar

Related posts

​Thaqi kërkon që edhe zyrtarët korrektues të shpërblehen nga pako emergjente fiskale

admin

Varhelyi: Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje që nuk rrezikon vendet e rajonit

admin

Zjarr në zonën pyjore të Dajtit, helikopteri i Forcës Ajrore ndërhyn për të fikur flakët

admin

Gjukanoviq: Jam hajdut, sepse ua vjedh iluzionin për “Serbinë e madhe”

admin

KE: Në rast të valës së dytë të Covid-19, nuk do të mbyllen kufijtë

admin

Shpend Ahmeti ka një pyetje për deputetët

admin