Vjosa Osmani reagon ndaj deklaratave për ndryshim të kufijve

Kryetarja e Parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare Facebook, ka folur rreth deklaratave për ndryshim të kufijve.

“E çmoj lart angazhimin e miqve tanë ndërkombëtarë në lehtësimin e arritjes së një marëveshjeje përfundimtare në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Por Bashkimi Evropian nuk mund të shërbejë thjeshtë si forum ku bëhet dialogu, por duhet doemos të ofrojë edhe udhëzime që bazohen në parimet e vlerat mbi të cilat funksionon BE. Ndryshimi i kufijve mbi baza etnike nuk bënë pjesë në këto parime e vlera”, thotë Osmani.

“Rrjedhimisht, do të ketë rol të rëndësishëm në përmbylljen e një marëveshjeje të tillë eventuale. Andaj, çdo përpjekje dhe angazhim për marrëveshje përfundimtare duhet të afirmojë edhe jetësimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Çdo pikënisje në rifillimin e dialogut në të ardhmen, duhet të bëhet mbi parimet se Kosova është projekt i pakthyeshëm në aspektin politik dhe i paprekshëm në aspektin teritorial.’’

‘’Kosova është njohur nga shumica e anëtarëve të Bashkimit Evropiane dhe vendeve tjera të botës dhe e drejta për të shpallur pavarësinë është vulosur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Kosova është e palëkundur në orientimin strategjik për anëtarsim në Bashkimin Evropian. Shteti ynë është ndërtuar dhe duhet të vazhdojë të zhvillohet pikërisht mbi bazën e vlerave që i proklamon dhe i ka jetësuar Bashkimi Evropian”., shton Osmani.

Prandaj, sipas saj komuniteti ndërkombëtar duhet t’i refuzojë përpjekjet e individëve të caktuar për të shtyrë përpara çfarëdo propozimi për zgjidhje mbi bazën e ndarjeve etnike dhe të ndryshimit të kufijve.

“Sepse në thelb kjo do të ishte edhe kundër vlerave të Bashkimit Evropian dhe nuk siguron paqe të qëndrueshme në rajon. Mbi të gjitha, zgjidhje të tilla nuk do të përkraheshin nga qytetarët tanë e rrjedhimisht do të mbeteshin të pazbatueshme. Historia na mëson se zgjidhjet e idetë pa mbështetje qytetare përfundojnë me dështim”, përfundon Osmani

Related posts

Infermierja shqiptare në faqen e parë të gazetës: Të gjithë për të shpëtuar Italinë

admin

Varroset viktima e parë nga koronavirusi në Kosovë

admin

Dy raste të reja me virusin Covid-19 në Kosovë, numri i të infektuarve shkon në 33

admin

Në Gostivar katër persona kanë shkelur orën policore

admin

Rama: Lavdi zotit, numri i të prekurve u rrit brenda parashikimit

admin

‘100 zogjtë e pulave kundër 1 LUANI’ , futbollisti i njohur del hapur në përkrahje të Albin Kurtit

admin