Bekteshi: Ka interesim të madh për shfrytëzimin e masave ekonomike

Sipas ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në vend ka interesim të madh për shfrytëzimin e masave të qeverisë në dy muajt e fundit si rezultat i krizës ekonomike të shkaktuar nga Covid-19.

“Deri më sot mbi 19.000 kompani kanë aplikuar për masën për mbështetje financiare për pagimin e pagave për muajin prill dhe maj në vlerë prej 14.500 denarëve në muaj për çdo punonjës”, tha mes tjerash ministri Bekteshi duke theksuar se aplikimi për këtë masë mbaron ditën e nesërme.

Ministri Bekteshi theksoi se përveç kompanive, interesim të madh për shfrytëzimin e masave ekonomike ka edhe nga të vetëpunësuarit.

“Sipas kërkesave të dorëzuara në Byronë për të Hyra Publike, kemi mbi 10.000 aplikimie nga të vetëpunësuari në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, pohoi Bekteshi.

Related posts

Ende nuk dihet se si dhe kur do të hapen kafenetë dhe restorantet

admin

Janë lajmëruar 17 raste të zjarreve në ambient të hapur në Shkup

admin

Spasovski: Partitë politike të mbajnë llogari për shëndetin e qytetarëve

admin

Struga ende e paprekur nga virusi, bëhen teste të qytetarëve

admin

Altrim Mamuti konfirmon lajmet e Alb-Portalit!

admin

Qeveria mban mbledhjen e radhës, priten masa të reja

admin