Pushimet verore, Filipçe: Duhet koordinim mes më shumë vendeve

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, duke komentuar hapjen e mundshme të kufijve për të bërë të mundur udhëtimin e qytetarëve në pushime verore, deklaroi se kjo duhet të bëhet në mënyrë të koordinuar mes më shumë shteteve.“Kam biseduar me ministren e Shëndetësisë të Shqipërisë dhe me ministrin e Shëndetësisë të Greqisë dhe duhet të bëjmë një konferencë të përbashkët. Për nesër është caktuar mbledhje e OBSH-së për rajonin tonë kurse gjatë samitit evropian të mërkurën do të flitet për “strategjinë dalëse” nga kjo gjendje. Një nga temat në të dy diskutimet do të jetë se si të koordinohet hapja e kufijve dhe cilat masa do t’i ndërmarrë secili nga vendet sepse nuk do të mundemi, jo vetëm ne, por cilido shtet, të kemi strategji të suksesshme nëse në ndonjë moment pa kontroll lëshohen udhëtar nga jashtë. Për këtë është i vetëdijshëm secili vend dhe për këtë bëhen këto takime koordinuese. Mund të sjellim masa të caktuara të cilat do t’i respektojnë të gjithë qytetarët e të gjitha vendeve fqinje nëse udhëtojnë kudo. Vetëm kjo mund të jetë një histori e suksesshme- deklaroi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Related posts

Debat i ashpër në Shtabin e Krizës, përplasje për orën policore

admin1

Kallëzime penale për 23 persona që protestuan në Hasanbeg

admin1

Zgjedhjet, nën masa parandaluese ndaj virusit

admin1

Dy viktima nga dhuna në familje gjatë pandemisë, rastet nuk raportohen

admin1

Kovid-19, tre viktima dhe 18 raste të reja

admin1

Kryetari i komunës së Dibrës shprehu falënderim për policinë, armatën dhe qytetarët

admin1