Kuçi: Përgjegjësinë më të madhe për vdekjen e 26 vjeçarit, e ka ministri Vitia!

Natyra Kuçi, Zëdhënësja e PSD-së, përmes një shkrimi në “facebook”, është shprehur, se ajo çka i ndodhi djaloshit nga Gjilani teksa ishte nën përkujdesjen e institucioneve shtetërore është tragjedi dhe për këtë gjë duhet të kërkohet llogari nga të gjithë të cilët ishin të përfshirë në këtë rast.

Shkrimi i plotë:

Ajo çka i ndodhi djaloshit nga Gjilani teksa ishte nën përkujdesjen e institucioneve shtetërore është tragjedi dhe për këtë gjë duhet të kërkohet llogari nga të gjithë të cilët ishin të përfshirë në këtë rast. Ngushëllimet e sinqerta shkojnë për familjen që iu desht të përballet me këso tragjedie të tmerrshme në këto momente të pakëndshme izolimi e distancimi.

Ndërkohë të mos biejmë pre e vlerësimeve të hershme dhe të pabazuara për gjendjen mendore të tij. Nuk është nxitje e urrejtjes kërkesa për drejtësi por është e drejtë dhe legjitime. Kritika është me vend dhe e domosdosshme sepse përgjegjësia është e madhe. E përgjegjësinë më të madhe në dorë e ka Ministri Vitia i cili do të duhej tashmë të dorëhiqej nga pozita e tij.

Related posts

Deklaroi se koronavirusi s’është i vërtet dhe Ramën e quajti fashist, nisin hetimet për Olsi Jazexhiun

admin

30 mjekë nga Shqipëria nisen drejt Italisë në luftën kundër koronavirusit

admin

Covid-19/Edi Rama, lideri i huaj më i dashur për italianët

admin

Veseli reagon pas viktimës së parë nga koronavirusi: Shpresoj që ky rast të jetë i fundit

admin

Rama e nis ditën me fjalët e profetit Muhamed

admin

Anita Haradinaj u bën thirrje të qëndroni në shtëpi: Ta injorojmë politikën, vetëm njëherë në jetë të merremi me shëndetin tonë

admin