Angellovska: Pagesa për TVSH-në gjatë muajit prill është ulur për 43 për qind

Ministrja e financave Nina Angellovska deklaroi se të ardhurat buxhetore gjatë muajit prill arrijnë 14.2 miliardë denarë dhe janë ulur për rreth 20 për qind krahasuar me muajin prill të vitit të kaluar, kjo sipas Angellovskës për shkak të koronavirusit.

Sipas ministres Angellovska, ulja më e madhe është për shkak të mospagesës së TVSH-së, dhe atë 43 për qind, më pas radhiten akcizat me 40 për qind dhe doganat me 26 për qind. Tek tatimi personal është regjistruar ulje prej 11.7 për qind, derisa kontributet janë në nivel të njëjtë me prillin e vitit të kaluar. Përjashtim bën vetëm pagesa e tatim-fitimit që është realizuar me plus 3.6 për qind.

Për subvencionim të pagës minimale sipas Angellovskës deri tani kanë aplikuar 5000 kompani, ndërsa 4000 prej tyre veçmë janë përpunuar dhe u janë miratuar mjetet.

Related posts

MPB me udhëzim për përdorim të armëve nga ana e ushtrisë, ndërpritet transporti urban mes qyteteveAlsat

admin

BFI-ja sot hap dyert e xhamive për besimtarët mysliman

admin

BDI: Ne jemi NATO, faleminderit Amerikës dhe 28 aleatëve

admin

Shtëpia e Bardhë do të testojë këdo që do të jetë afër presidentit Trump

admin

Nesër Pendarovski mbledh Këshillin e Sigurisë

admin

Të mërkurën hapet aeroporti i Shkupit dhe Ohrit

admin