Mbyllja në shtëpi ka rritur dhunën në familje

Ditët e izolimit të detyrueshëm kanë rritur rastet e dhunës në familje. Shifrat e Ministrisë së Brendshme tregojnë se për një muaj e gjysmë janë bërë 79 denoncime. Gjatë kësaj kohe të pandemisë kanë ndodhur 3 vrasje dhe 4 vetëvrasje. Një nga rastet është konfirmuar se ka ndodhur si pasojë e CoVid-19.

Ministria e Punëve të Brendshme:

“Policia ka gjetur një porosi të shkruar afër viktimës së vetëvrarë se së fundmi është fjalosur me gruan rreth Koronavirusit.”

Gjatë kohës së karantinës janë regjistruar rreth 2200 vepra penale, duke e çuar kështu nivelin e kriminalitetit në 105 raste për 100 mijë banorë. Statistikat e Ministrisë së Brendshme tregojnë se gjysma e këtyre rasteve kanë lidhshmëri me krizën e pandemisë.

MPB:

“SPB Shkup – 459 raste, SPB Manastir – 192 raste, SPB Shtip – 135 raste, SPB Strumicë – 114 raste, SPB Tetovë – 107 raste, SPB Ohër – 80 raste, SPB Veles – 60, SPB Kumanovë – 57 raste.”

Situatën e shfrytëzuan edhe vjedhësit. Në këtë periudhë janë shënuar 515 raste të vjedhjeve të rënda dhe plaçkitjeve me armë. Sipas MPB-së shumica e vjedhjeve u bënë ndaj pronave të mbyllura. Ekspertët thonë se është absurde që shumica e këtyre veprave penale kanë ndodhur në kohë të orës policore.

Patjetër që duhet ta kemi para sysh, përveç çështjeve socio-ekonomike si arsye të rritjes së kriminalitetit, e pashmangshme është edhe gjendjen psikologjike të çojnë në rritjen e krimit. Edhe në situatë të tilla kemi rritje enorme të numrit të veprave gjatë orës policore, prandaj unë kërkoj që MPB të del me të dhëna të sakta për strukturën e shkaktarëve të veprave penale nga neni 205 dhe 206 për mos respektimin e urdhëresave të epidemisë. Nga ana tjetër dhuna në familje si formë e krimit paraqet gjendje kritike sepse numrat tregojnë një rritje alarmante të këtij lloji të veprave të rënda.”-tha Lubomir Gjurçevski, Ekspert i sigurisë.

Sipas MPB-së në këtë periudhë janë vjedhur 112 vetura, janë plaçkitur 72 shtëpi dhe 44 vikend shtëpiza ndërsa nuk janë kursyer as marketet. 34 prej tyre kanë qenë në shënjestër të hajnave. 2/3 e rasteve kanë ndodhur në zonat urbane, prej të cilave kryeson Shkupi me mbi 220 vjedhje të rënda. Pason Manastiri me 102 të tilla, Shtipi me 68, Ohri me 32, Strumica me 30, Tetova me 20 dhe Kumanova me 18 vjedhje të rënda. Karantina nxiti edhe mashtrimet, duke u regjistruar 25 vepra të tilla penale. Spikatë mashtrimi prej 500 mijë eurove ndaj një firme të Gostivarit nga dy kompani të huaja për furnizim me maska mbrojtëse, të cilat kurrë nuk i mori.

Adnan Qaili

Related posts

Maqedonia e Veriut në pritje të kornizës për bisedime me BE

admin

Jep dorëheqjen drejtori e Fondit të Sigurimit Shëndetësore, Den Donçev

admin

Anketë: Ahmeti më i besueshëm te shqiptarët ndërsa Zaevi te maqedonasit!

admin

Moti sot i ndryshueshëm i shoqëruar me reshje shiu në orët e pasdites

admin

Komunikacioni në mbarë vendin po zhvillohet nëpër rrugë kryesisht të thata

admin

Republika e Maqedonisë së Veriut për herë të parë nesër do të ulet në tavolinën e NATO-s si anëtare e plotfuqishme

admin