Izrael, nxënësit rikthehen në shkolla

Pas izolimit 50 ditësh dhe masave restriktive si pasojë e pandemisë Covid-19, nxënësit e klasave të para, të dyta dhe të treta në Izrael u rikthyen sot në shkolla.

Gjithashtu nxënësit në dy vitet e fundit të shkollës së mesme u rikthyen në shkollë, për t’u përgatitur për provimet përfundimtare.

E diela është dita e parë e javës në Izrael.

Pas vendosjes së kufizimeve gjithëpërfshirëse në mes të marsit, Izraeli gradualisht po i lehtëson ato. Javën e kaluar u lejua hapja e shumë dyqaneve, por jo e qendrave tregtare.

Kushdo që kapet në rrugë pa maskë rrezikon një gjobë prej 200 siklash izraelite (56 dollarë amerikanë).

Related posts

Kancelarja Merkel rezulton negative edhe në testin e tretë

admin

Çfarë është Hantavirusi, virusi që thuhet se u rishfaq në Kinë?

admin

Ndërron jetë legjenda e futbollit, Diego Armando Maradona

admin

Mbajtja e maskës me detyrim në Gjermani

admin

Ja perse trupat amerikane po zbarkojn ne Gjermani

admin

Gjermani, për dy muaj priten rezultatet e para nga ekzaminimi i vaksinës kundër koronavirusit

admin